Kampusi im

Home » Produktivitet » Mos u largo prej natyrës

Mos u largo prej natyrës

Shpikjet e zhvillimet e shumta të teknologjisë po ecin me hapa të mëdha. Qytetet e blinduara nga ndërtesat po shtohen dita-ditës. Në rrugët e tejmbushura prej veturave, je i privuar për të marrë frymë lirisht. Sapo hap sytë në mëngjes shikon vetëm makineri, vegla, mjete, mure etj. Rrethohesh nga objekte, objekte, objekte! Qartazi kjo gjë ka ndikuar në shëndetin tonë fizik, psikologjik dhe shpirtëror. Ndikim ky, i cili ka shërbyer si shkak për shumë pasoja në jetët tona.

Personalisht nuk jam kundër zhvillimit të aftësive tona dhe materializimit të tyre në teknologji, infrastrukturë e fusha të tjera. Përkundrazi, do më pëlqente që me mundësitë e mija të kontribuoja në projekte në të mirë të njerëzimit. Megjithatë duhet dhe një limit. Shumë njerëz me ambicien e tyre të sëmurë, nuk njohin limite. Për ta mjafton përmbushja e egos dhe xhepave të tyre, pjesa tjetër është e parëndësishme. Kështu veprat e tyre i kanë kaluar kufijtë. Në jetën tonë kanë zënë vend shpikje të panevojshme dhe shpesh të dëmshme, duke na larguar prej natyrës, si bazë të jetës.

Siç e përmenda më lart, ky largim ka ndikuar negativisht tek njerëzit. Rolin e arsyes përse, e luajnë shumë fenomene që i hasim në përditshmëri. Ushqehemi, por të paktë janë ata që e dinë sesi vjen ushqimi në tavolina. Nuk njohim proceset që kalojnë frutat, perimet, bylmeti, mishi, buka etj. përpara se t’i konsumojmë. Kështu me apo pa qëllim, e kthejmë të ushqyerit në një proces të parëndësishëm. Më keq akoma tregohemi të pakujdesshëm me ushqimin, duke mos respektuar rëndësinë e tij. Ky indiferentizëm me siguri ndikon në marrëdhëniet midis njerëzve. Prandaj mos u largo prej natyrës tënde dhe asaj që të rrethon. Një i mençur ka thënë:” Guxoj për aq sa i ka hije njeriut; kush guxon më tepër, nuk është njeri!”

Kështu pra, jepi vetes vendin ku peshon më shumë. Netët e gjata mos i kalo duke humbur veten me kotësira.

DCyXgReXkAAw8Gz.jpg

Shtrihu në tarracën e shtëpisë dhe përhumbu në pafundësinë e gjithësisë. Dehu prej frymëzimit që të japin yjet, teksa i sheh si ndriçojnë prej distancave të paimagjinueshme.Kërce me ta! Ulu diku dhe ndiqi fazat e hënës. Do të mrekullohesh prej saj!

Medito dhe reflekto mbi botën ku jeton, sepse ti je pjesë e saj. Kudo që të jesh, gjeje mundësinë dhe afro natyrën në ato vende robotike. Mos u largo nga natyra! Lëre qytetin me ndërtesat qiellbllokuese dhe vrapo me shpirt fëmije në fushat dhe lëndinat e gjera. Hip kodra e male duke ndjekur rrjedhën e përroit, që të udhëheq drejt burimit. Dil nga pishinat dhe qëndro pezull mbi ujin e detit dhe ndiej dallgët e tij të qeta. Dëgjoje frymëmarrjen tënde dhe shiko zogjtë se si të tërheqin vëmendjen sa herë përhumbesh në pafundësine e qiellit. Largohu prej mureve dhe makinerive mbytëse. Jeto mes gjallesash që të gjallërohesh.

 © Revista Studentore Kampus

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: