Kampusi im

Home » Produktivitet » Bëhu i vecantë

Bëhu i vecantë

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, kohëra dhe epoka të ndryshme kanë njohur njerëz që akoma dhe sot dallojnë nga të tjerët. Profetë, shkencëtar, filozof dhe shumë mendimtarë të mëdhenj, që kanë lene gjurmë të pa përsëritshme në historinë e njerëzimit. E ardhmja mund të njoh personazhe të tjerë që do të influencojnë tek njerëzit në rang botëror. Megjithatë ata të dikurshmit mbeten të pa zevëndësueshëm.

Jo më kot e përmenda këtë kategori njerëzish. Sikur asgjë tjetër të mos na vyej prej tyre, mjafton fakti që ata kanë ndikuar dhe ndikojnë me bëmat e tyre edhe në ditët e sotme. Nuk duhet të kthehemi në “Don kishot”, duke i përdorur bëmat e tyre jo vetëm si frymëzim por edhe si një qëllim tonin. Shumica e asaj që është vulosur prej tyre, nuk mund të arrihet! Ndoshta mund të bëhet më tepër, më pak, nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ne të kuptojmë se jetën duhet ta kalojmë duke punuar mbi qëllime tonat. Të bëhemi të dallueshëm!

Ka rreth 7 miliardë njerëz sot në botë. Dëshiron të jesh thjesht një numër më shumë ose më pak apo një shembull për tu ndjekur më shumë ose më pak. Me siguri që të gjithë do të dëshironin të ishin njerëz me influencë dhe peshë, por pak punojnë për këtë. Si pasojë, pak kanë qenë, janë dhe do të jenë, mendjet e mëdha botërore.

Kur them të bëhemi të dallueshëm nuk e kam fjalen me doemos, njerëz që dallojnë nga gjithë bota. Mjafton dhe të jesh i veçantë, në një fushë që mund ta kenë arritur dhe të tjerë. Të qënurit ndryshe nuk do të thotë, të pasurit qëllime unike. Kjo sepse sa do fantazi dhe imagjinat të kesh, qëllimet, është pothuajse e pamundur mos të jenë të njëjtat. Ajo ç’ka na diferencon, është mënyra se si e arrijmë! Në një provim, dy persona mund të vlerësohen njësoj sepse të dy kanë plotësuar njësoj testimin. Por mënyra se si njëri ka trajtuar çdo detaj e bënë atë unik.

Diçka tjetër që duhet patur parasysh, kur kërkojmë të dallojmë prej të tjerëve, janë gjurmët që lemë pas. E thamë që është e rëndësishme të kesh qëllime. Por duhet të theksojmë që këto qëllime, nëse duam që të jemi ndryshe nga të tjerët në arritjen e tyre, duhet të jenë në shërbimin tonë, familjes dhe shoqërisë. Bëhet fjalë për të permendurit për vepra që kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve për mirë, sepse në të kundërt, është tepër e thjeshtë.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto, duhet që të zgjojmë ambicien tonë dhe të punojmë për këto arritje. Të bëhemi më të mirët në fushën ku mendojmë se jemi të aftë. Më pas këto aftësi t’i shfrytëzojmë në kuadër të më së mirës, për të lënë shije të mirë në kujtimet tona dhe të tjerëve. Mos të harrojmë që me vullnet dhe punë çdo gjë arrihet, edhe pse pesimizmi ze vend kollaj në një botë ku meritokracia është në nivelet më të ulëta. Vetëm dështakët e humbin shpresën! Njerëzit e mëdhenj janë ata që pasi dështuan, nuk u dorëzuan!

©Revista Studentore Kampus

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: