Kampusi im

Home » Opinion » Lajm » Bukëpjekësi shqiptar në Serbi që ndan bukë falas, befasues humanizmi i tij!

Bukëpjekësi shqiptar në Serbi që ndan bukë falas, befasues humanizmi i tij!

Ferhat Hoxhaj, pronar i një furre “Arena”, tërhoqi vëmendjen e publikut me një njoftim se ofron bukë falas për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi për të blerë atë.

Ka disa ditë që në derën e dyqanit të tij qëndron mbishkrimi “Njerëzit të cilët nuk i kanë mundësi mund të marrin falas bukë të tipit 500, 1-2 bukë 500 gramshe për familje, çdo ditë prej orës 6.00 deri në 20.00”

Ky bukëpjekës 33-vjeçar është befasuar për shkak të reagimit të publikut dhe medias, të cilët kishin mbushur rrjetet sociale me falenderime dhe lavdërime për këtë gjest.

“Nuk është kjo asgjë për t’u habitur, e as që është origjinale. Nuk i dua reklamat në këtë mënyrë, as që dëshiroj të provokoj kurrfarë emocioni; unë vetëm mendoj se është normale të ndihmosh njerëzit të cilët nuk kanë, ose ndoshta nuk i kanë mundësitë për momentin. Nëse dështon biznesi im për shkak të këtij gjesti, atëherë me të vërtetë e meritoj të dështoj dhe nuk e meritoj të merrem me këtë punë”, tha Ferhati.

Ai shtoi se për brenda këtyre ditëve të fundit në katër furrat e tij, dy në Prijepolje dhe një në Kolovrat dhe në Brodareva, janë shpërndarë bukë për të gjithë ata që kanë kërkuar. Ai beson se kohët janë të vështira dhe duhet t’u dalësh njerëzve në ndihmë, dhe nuk mendon lidhur me atë nëse dikush mund të abuzojë me këtë gjest të tij.

Lajmi për Ferhatin është shpërndarë edhe në Bosnje, ku disa portale kanë shkuar aq larg sa ta quajnë bukëpjekësin shqiptar “njeriun më humanitar në Serbi”.

 

/tesheshi.com/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: