Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Tjetër zbulim në Durrës, arkeologët: Mbase pallat perandorak

Tjetër zbulim në Durrës, arkeologët: Mbase pallat perandorak

Një tjetër zbulim i ri arkeologjik në Durrës përforcon bindjen mbi rëndësinë dhe madhështinë e qytetit buzë Adriatikut edhe në periudhën e Antikitetit të vonë, kur Perandoria Bizantine përballej me një sërë problemesh dhe investime të tilla ishin të pazakonta.

Sipas drejtueses se gërmimeve, arkeologes Brikena Shkodra, bëhet fjalë për elemente strukturore të ndërtuara me materiale të kushtueshme për kohën dhe që i përkasin një godine të antikitetit të vonë, që mund të jetë një pallat perandorak bizantin.

“Ajo që ne mundëm të zbulojmë këtë vit është një ambjent që shtrohet me pllaka cilësore mermeri të importuar ndoshta nga Prekonezi..  dhe faqet anësore janë të shtruara me shtresë llaçi me karakter hidroizolues dhe fasada e jashtme është e veshur me pllaka cilësore të mermerit prekonezian. Këto na bëjnë të mendojmë se kemi të bëjmë me një hapësirë që ka funksionuar si një fontanë ose pishinë, pjesë e një kompleksi shumë të madh publik në antikitetin e vonë. Nëse tentojmë të mendojmë mbi funksionin e këtij kompleksi, gjetjet, nisur nga cilësia e punimit, na shtyjnë të mendojmë se mund të kemi të bëjmë me një pallat perandorak. Kjo tregon se Durrësi ishte një qytet shumë i rëndësishëm për Perandorinë Bizantine gjatë shekullit të V-VI”, thotë Shkodra.

Një ide tjetër është se këto gjetje mund t’i përkasin edhe një terme (banjo termale) të së njëjtës periudhë historike, por arkeologja shprehet se priten të tjera elemente për të sqaruar përfundimisht funksionin e godinës.

“Pritet gjetja e elementeve të tjera nëse bëhet fjalë për një pallat perandorak, apo një terme. Është e rëndësishme që kemi të bëjmë me një godinë të karakterit publik dhe jo fetar”, vijon Shkodra.

Gjatë këtyre gërmimeve të bëra në oborrin e pasëm të një banese private, në rrugën “Mustafa Varoshi”, në një nga lagjet e hershme të qytetit të Durrësit, atë 11 ka dalë në drite dhe një pus me thellësi 4.7 metra që i përket shekullit XVIII.

Dëshmitë e reja historike kanë dalë në dritë gjatë zbatimit të një projekti të Institutit Arkeologjik me fokus studimin e qytetit të Dyrrachiumit.

 

Video/

 

 

/ Top Channel 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: