Kampusi im

Home » Krijim » Manual lumturie – Poezi

Manual lumturie – Poezi

Për të bërë dikë të lumtur mjafton pak.

Madje shumë fare pak.

E di cfarë po mundohem

të them?

Po them që

mjafton gjysmë fjale

për t’I dhënë lumturi dikujt.

 

Pavarsisht atyre që themi ,

se na bëjnë të lumtur

milionat llogaritë

e mbushura plot

apo luksi I një perandori.

 

E vërteta është

se ëndrrat  tona  më të mëdha

janë ca gjysma fjalë të vogla

që nuk I dëgjojmë kurrë.

 

E kjo ndoshta një “mirëmengjes”,

një “natën e mirë”,

një “ ç’kemi” 

ndoshta edhe vetëm

një  si ke qënë”? 

 

ndoshta vetëm

një  retiçensë shikimi

që e pret prej kohësh.

 

Ndoshta dy duar

që hapen për të të pritur

ty.

 

Ndoshta  për një natë

ku jastëku s’të duhet

si kaush lotësh

por si karikues ëndrrash.

 

Ndoshta për një natë

kur nuk do jesh I lumtur

që u mbyll nje ditë tjetër

që nuk deshe ta jetosh

por  mos  të të zërë gjumi

nga lumturia.

 

Për  të bërë dikë të lumtur

mjafton ta duash

duke e ditur se tjetri

do që ta duash.

 

Për ta bërë dikë të lumtur

duhet të të mjaftojë

vetja

aq shumë sa kur tjtrit

ti dalësh tepër,

tepër ti jesh vetëm atij

dhe jo vetes.

 

Lumuria e dikujt tjetër

mundesh të bëhesh

vetëm

kur ti je mjaftueshëm

lumturi për veten,

kur nuk nevojë

varësisht si ves

per tjetrin.

 

Kështu pra,

ëndrrat tona më të mëdha,

janë ca suksese të vogla

që në mos na bëfshin të lumtur

nuk do të na lënë

te zbresim një kat

më poshtë  asaj

që në mos qoftë

dhimbje,

trishtim

a mërzi

është patjetër.

 

 

© Z. Brako

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: