Kampusi im

Home » A e dini se » A mund te jetohet pa para? – Ky qytet e ka gjetur zgjidhjen

A mund te jetohet pa para? – Ky qytet e ka gjetur zgjidhjen

Ky qytet u themelua në vitin 1968 dhe ka rreth dy mijë banorë të ardhur nga e gjithë bota. I njohur si Qyteti i Agimit”[1], ajo çfarë e bën unik këtë qytet është mënyra e organizimit të jetesës, pa para e pa qeveri. Një vend që frymëzon paqen dhe harmoninë midis njerëzve të të gjitha përkatësive etnike e fetare. Është mikëpritës ndaj vizitorëve dhe madje ka një shkollë ku mësohet gjuha angleze e shumë dije të tjera.

Auroville, ndryshe I njohur si “Qyteti I Agimit” është një qytet ‘provë’ në provincën e Tamil NadusëIndi. U themelua nga Mirra Alfassa nën ndihmën e arkitektit Roger Anger. [2] Në vend të monedhës, banorët shkëmbejnë produktet me njëri-tjetrin. Buxheti i qytetit mbahet nga “kontributi i mysafirëve” të cilët dhurojnë një shumë ditore për vizitën e tyre. Ekziston një bashkësi e mirëmbajtjes e cila menaxhon këtë buxhet dhe është përgjegjëse të ndihmojë banorët për nevojat e tyre kur lëvizin nga qyteti.

Mbi 5,000 njerëz, kryesisht nga vendet e afërta, janë të punësuar në njësi të ndryshme të Auroville[3], ku përfshijnë pyllëzimin, bujqësinë organike, hulumtimin bazë arsimor, kujdesin shëndetësor, zhvillimin e fshatit, teknologjinë e përshtatshme, planifikimin e qytetit, menaxhimin e ujit, aktivitetet kulturore dhe shërbimet e komunitetit.

Qëllimin e këtij qyteti-projekt e tregoi vetë themeluesja e tij në fjalimin e inagurimit:

“Auroville dëshiron të jetë një qytet universal ku meshkuj dhe femra e të gjitha përkatësive etnike e fetare të jetojnë në paqe dhe harmoni.” [4] 

Në shenjë të unitetit, banorët e ardhshëm vendosën secili një grusht dhè nga vendi i tyre në një urë hyrëse të qytetit të ri.

 

Alfassa shkruante këto fjalë në vitin 1954, 14 vite para realizimit të ëndrrës së saj:

“Patjetër duhet të jetë një vend në tokë, të cilin asnjë shtet të mos e pretendojë si pronë. Një vend ku të gjitha qeniet njerëzore mund të jetojnë lirisht si qytetarë të botës e t’I binden të vetmit autoritet, të vërtetës; qyteti I paqes, bashkëpunimit dhe harmonisë, ku të gjitha instiktet dhe energjia luftarake e tyre do të përdoreshin për të kapërcyer dobësitë; një vend ku ana shpirtërore dhe shqetësimi për progresin do të kishin përparësi mbi kënaqësitë e dëshirave dhe pasioneve.

Në këtë vend fëmijët do të ishin në gjendje të zhvillonin aftësitë e tyre pa humbur anën shpirtërore; edukimi do të kultivohej jo për kalimin e provimeve apo marrjen e një diplome, por për aftësimin e vërtetë dhe ecurinë e arsimit. Bukuria dhe estetika në të gjitha format e saj artistike, piktura, letërsia etj. do të ishte e arritshme për të gjithë. Aty ku aftësia për të tejçuar gëzimin nuk do të varej nga pozita sociale e financiare.

Sepse, në këtë vend ideal, paratë nuk do të ishin zot, madje vlera do të kishte rëndësi më të madhe se materia e çdo forme. Aty ku puna nuk do të ishte një mënyrë për të siguruar jetesën, por një mjet për të shprehur dhe zhvilluar kapacietetin dhe mundësinë në shërbim të komunitetit.

Pra shkurtimisht, do të ishte një vend ku marrëdhëniet midis njerëzve nuk do të bazohen në konkurrencë, zili e urrejtje, por në bashkëpunimin, vllazërinë e mirkuptimin e vërtetë.” [4]

 

 

Përgatiti: Miri Çela

 

Fotogaleri/

This slideshow requires JavaScript.

 


Referenca:

[1] Auroville in brief Official website. Updated 30 March 2016. 

[2] Auroville founded by Mira Richards”. Architectureweek.com. 2005-11-16, “Roger Anger as architect”. Boloji.com.

[3] “Forbes India”. Business.in.com

[4] Auroville, the Fulfillment of a Dream by Lotfallah Soliman. UNESCO Courier. January 1993 Retrieved 28 May 2016.

 

©kampusiim

Advertisements

2 Comments

  1. Ned says:

    Zhvendosemi te gjithe ne Auroville

    Like

  2. Mreti otr says:

    Sh mir

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Dita Botërore Kundër Trafikimit Të NjerëzveJuly 30th, 2017

Na ndiqni në Twitter

%d bloggers like this: