Kampusi im

Home » A e dini se » 6 Histori Suksesi qe Kapërcyen Dështimin – Motivuese

6 Histori Suksesi qe Kapërcyen Dështimin – Motivuese

Dështimi nuk është një alternativë e suksesit. Është diçka që nuk duhet shmangur, por cilësuar thjeshtë si një pengesë e përkohshme drejt synimit. Të gjithë ndeshen me dështimin në një pikë apo në një tjetër. Por ajo që ka me të vërtetë rëndësi, është mënyra se si ju reagoni nga vënia në provë.

Njihuni me historitë e këtyre gjashtë sipërmarrësve. Ata janë shembulli perfekt që dëshmon se dështimi nuk duhet t’iu ndalojë kurrë së ndjekuri ëndrrën tuaj.

  1. Arianna Huffington u refuzua nga 36 botues.

Është e vështirë për tu besuar që një nga emrat më të njohur në botimet online, dikur është refuzuar nga 36 botues.  Libri I dytë I Huffington, të cilin ajo u perpoq ta publikonte kohë më parë se të krijonte ‘perandorinë’ Huffington Post, u refuzua plot 36 herë para se të pranohej për botim.

Madje dhe Huffington Post në fillim nuk kishte sukses të madh. Në fakt, kur u prezantua,  pati një mal me kritika negative rreth cilësisë dhe potencialit të veprës. Qartazi, Huffington i kapërceu këto pengesa dështimi dhe tashmë ka krijuar emrin e saj si një ndër personat më të suksesshëm online.

 

  1. Bill Gates pa kompaninë e tij të parë të shkatërrohej.

Bill Gates është një ndër personat më të pasur në botë, por ai nuk e fitoi pasurinë e tij në një rrugë të drejtë të suksesit. Gates hyri në skenën e sipërmarrësve me një kompani të quajtur Traf-O-Data. Ai u perpoq të shiste idenë e tij bashkë me partnerin e biznesit, Paul Allen, por produkti nuk funksionoi kurrë. Ishte një katastrofë e vërtetë. Megjithatë, dështimi nuk e ndaloi Gates së eksploruari mundësi të reja, e kështu vite më vonë, ai solli produktin e tij të parë Microsoft, dhe ndërtoi një rrugë të re drejt suksesit.

 

  1. George Steinbrenner falimentoi një skuadër të tërë.

Përpara se Steinbrenner të krijonte ‘një emër’ kur kërkoi pronësinë e New York Yankees, ai kishte një skuader të vogël të quajtur Cleveland Pipers, ne vitin 1960. Dy vite më vonë, në 1962, si rezultat i drejtimit të tij, gjithçka falimentoi.

Dështimi dukej sikur e ndoqi Steinbrenner-in kur ai mori në zotërim Yankees në vitet ‘70, sepse skuadra pësoi një sërë pengesash dhe humbjesh në vitet 80-90. Gjithsesi, pavarësisht frikës dhe kritikave të publikut kundrejt vendimeve të Stenbreener-it, ai e udhëhoqi skuadrën drejt një rikthimi fantastik, me gjashte pjesëmarrje në Ligën Botërore midis viteve 1996-2003, si dhe rekordi i një prej skuadrave më fitimprurëse në ligën A të bejzbollit.

 

  1. Walt Disney-it i bënë me dije se i mungonte kreativiteti.

Një nga gjenitë më kreativë të viteve 20, u pushua nga puna në një gazetë, sepse iu tha që i mungonte kreativiteti. Duke u përpjekur të ringrihej, ai krijoi kompaninë e tij të parë të animimit, quajtur Laugh-O-Gram Films. Fitoi 15.000$, por u detyrua ta mbyllte më vonë, ashtu si partneri I tij më I rëndësishëm.

I dëshpëruar dhe pa para, Disney gjeti rrugën drejt Hollivudit ku u përball me shumë kritika dhe dështime, derisa më në fund, filmat e tij të parë klasikë filluan të fitonin popullaritet.

 

  1. Steve Jobs-in e pushuan nga vetë kompania e tij.

Steve Jobs është një sipërmarrës i jashtëzakonshëm jo vetëm me idetë e tij të reja, por edhe prej një rikthimi nga një dështim pothuajse të parikuperushëm. Jobs arriti suksesin në të 20-at e tij kur Apple u bë një ‘perandori’ e madhe, por kur ishte 30 vjeç, bordi  i drejtorëve të Apple vendosi ta pushonte atë.

I patrembur nga dështimi, Jobs krijoi një kompani të re, Next, e cila eventualisht po kërkohej nga Apple. Kur u rikthye përseri tek Apple, Jobs tregoi kapacitetin e tij duke rikrijuar imazhin e kompanisë dhe duke e ngritur atë drejt lartësive.

  1. Milton Hershey ndërroi tre kompani para se të krijonte Hershey’s.

Të gjithë kemi dëgjuar për çokollatat Hershey’s,  por kur Milton Hershey filloi karrierën e tij të prodhimit të ëmbëlsirave, ai ishte thjesht një punëtor. Pasi u pushua nga puna, Hershey ngriti tre kompani të ndara ëmbëlsirash, dhe ishte I detyruar ti shikonte të gjitha të dështonin.

Gjatë përpjekjes së tij të fundit, Hershey themeloi ‘The Lancaster Caramel Company’, dhe filloi të shikonte rezultate mahnitëse. Duke besuar në vizionin e tij, ai hap pas hapi themeloi kompaninë Hershey dhe u bë një nga emrat më të njohur në këtë industri.

Gjeni frymëzim nga këto histori kur të përjetoni një dështim, pavarësisht shkallës së tij. Për një moment, një dështim mund të duket si fundi i rrugës, por kujtoni që ka pafund njerëz të suksesshëm në botë sot që janë duke shijuar suksesin vetem sepse vendosën të rifillonin e të shtynin veten larg dështimit.

Mësoni nga gabimet tuaja, reflektoni dhe pranojini ato, por përqëndrohuni tek pasioni juaj dhe ecni të vendosur drejt qëllimeve tuaja pavaresisht gjithçkaje.

 

 

©Solli në Shqip Revista Studentore Kampus

 

tumblr_m603txVepk1r80jjso1_5001

Advertisements

2 Comments

  1. Anonymous says:

    Super!

    Like

  2. Anonymous says:

    Kjo , po qe eshte motivuese !👍🏻👌🏻

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Dita Botërore Kundër Trafikimit Të NjerëzveJuly 30th, 2017

Na ndiqni në Twitter

%d bloggers like this: