Kampusi im

Home » Aktivitete » Tre studentët e shkëlqyer në Durrës, impresionojnë UAMD-në me këtë dokumentar – UAMD Lajm

Tre studentët e shkëlqyer në Durrës, impresionojnë UAMD-në me këtë dokumentar – UAMD Lajm

Tre studentët më të mirë të Multimedias në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në UAMD, kanë sjellë një punim të shkëlqyer në mbrojtjen e tyre të temës së diplomës.

Gentian Gjoni, Zhaneta Brata dhe Arnold Hazisllari (të tre 21-vjeçarë), në përfundim të ciklit të tyre të studimeve Bachelor në degën “Multimedia dhe TV Digjital”, u bënë bashkë për të punuar me seriozitet (që ia kalon në të vërtet grupmoshës së tyre), vullnet dhe pasion, një dokumentar në lidhje me peshkimin në Durrës.

Duke nisur nga ideja, dhe deri te konkretizimi profesional i dokumentarit prej 17 minutash e 48 sekondash, ai është realizuar plotësisht me mjetet personale të vetë studentëve. Nga kamerat, mikrofoni, montazhi, vajtje-ardhjet në port, zhvillimi i intervistave etj, gjithçka është përgatitur me profesionalizëm të vërtetë, në sajë të bashkëpunimit të këtyre 3 studentëve të shkëlqyer. Dhe mbi të gjitha, ajo që vlen për t’u theksuar, çdo gjë ka qenë e vetëfinancuar nga ana e tyre.

Ata tregojnë për “DurrësLajm” se si një industri që ka shumë potencial dhe ekzistenca e paktë e dokumentacioneve rreth peshkimit në portin më të madh të vendit, ishin disa ndër arsyet që i shtynë ata të zgjidhnin pikërisht trajtimin e kësaj teme. Dokumentari synon të nxjerrë në pah problematikat që peshkatarët e Portit të Durrësit ndeshin çdo ditë në sektorin e peshkimit. Gjatë 12 viteve të fundit, sektori i peshkimit ka hasur shumë vështirësi dhe për zgjidhjen e tyre peshkatarët janë organizuar në mënyrë që të përfaqësohen në rang sindikate dhe në rang shoqatash. Njëzëri, të tre studentët e rinj falënderojnë për ndihmesën e madhe që i ka dhënë gjatë përgatitjes së dokumentarit, kreun e Sindikatës së Peshkimit, Klodian Kapitin.

Pavarësisht lodhjes dhe vështirësive që kanë hasur në dy muaj gjatë realizimit të parë të një dokumentari të mirëfilltë, në fund i kanë marrë benefitet e pritura. Punimi i tyre ka marrë vlerësimin maksimal nga stafi i pedagogëve të Teknologjisë së Informacionit në universitetin e Durrësit, të cilët kanë mbetur të impresionuar.

Të kënaqur dhe entuziastë nga dokumentari që i kaloi pritshmëritë e tyre, Gentiani, Zhaneta dhe Arnoldi, kanë ende një dilemë: ata nuk dinë se ku do t’i vazhdojnë studimet e tyre pasuniversitare, pasi aktualisht nuk ekziston një degë masteri në universitetet tona për Multimedian.

“Multimedia dhe TV Digjital” është dega e parë e mirëfilltë në Shqipëri e hapur para 5 vitesh në universitetin publik të Durrësit, e cila gjatë kësaj 2017-e, ka nxjerrë brezin e tretë të të diplomuarve. Por ajo çka i bën që këta studentë të mos e shohin me shumë prespektivë të ardhmen, është mungesa e masterit për këtë degë. Ndaj, ata u bëjnë një kërkesë publike drejtuesve të universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu”, që hapja e masterit për këtë profil, do t’i lumturonte shumë ata dhe shumë të tjerë që janë në proces. Dhe për të tillë studentë, ia vlen!

Në videon më poshtë, mund të ndiqni të plotë dokumentarin mbi peshkimin në Durrës.

 

 

 

/portali DurresLajm/

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Dita Botërore Kundër Trafikimit Të NjerëzveJuly 30th, 2017

Na ndiqni në Twitter

%d bloggers like this: