Kampusi im

Home » Opinion » Lajm » Si të shpëtoni nga rrymat nënujore në bregdet?

Si të shpëtoni nga rrymat nënujore në bregdet?

Lajmi për vdekjen e katër turistëve në rrethin e Vlorës, për jetën e së cilëve ndiej shumë dhimbje, si pasojë e rrymave të ujit, shtron doemosdoshmërisht pyetjen se çfarë duhet të bëjmë kur jemi në det dhe përfshihemi prej tyre.

Çdo vit humbasin jetën rreth 40,000 pushues në botë, si pasojë e rrymave të ujit në bregdet. Ato krijohen çdokund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy. Shkaktare janë erërat që frynë në drejtim të bregut të detit, relevi i ndryshuar i rërës nën sipërfaqen e ujit, apo shkëmbinjtë përreth, ku përplasen valët.

Rrymat e tilla janë të njohur ma emrin “Rip Currents” në anglisht. Në bregdetin shqiptar këtë vit kanë humbur jetën një varg qytetarësh në mungesë të njohurive, naivitetit apo mbivlerësimit të forces së tyre personale. Kësaj duke i shtuar doemosdoshmërisht edhe kujdesin e pamjaftueshëm në bregdet për sigurinë e pushuesve.

Rip Currents, apo Rrymat e ujit RIP janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekta, krejt papritur dhe nuk mund të shihen me sy. Megjithatë në 80% të rasteve të goditurit nga këto rryma mund të shpëtojnë. Dhimbja për pushuesit e panjohur për mua më shtyu të kërkoj në internet dhe të mësoj nga përvojat e deritanishme se si mund të shpëtojë i godituri në raste të tilla. Rregullat kryesore janë si në vijim:

• Ruani qetësinë
• Mos provoni të notoni në anën e kundërt të rrymës së ujit.

Në rast se përfshiheni nga rryma e ujit është më mirë të lejoni që rryma e ujit t’iu bartë në det të hapur. Shpejtësia e saj është 2 deri në 3 metra në sekond. Mos provoni të notoni në drejtim të kundërt sepse këtë nuk e arrijnë dot as notuesit më të mirë në botë. Kur rryma e ujit t’iu ketë zhvendosur në det të hapur dhe ta ketë humbur fuqinë, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit. Mos kini frikë, ajo nuk do t’iu bartë shumë larg. Nëse nuk mundeni të notoni deri në breg të detit, kthehuni me trup nga ana e bregut, ngrini dorën lart dhe thërrisni për ndihmë.

(Ju lutem shpërndajeni. Ndoshta pak njohuri më shumë për rreziqet në bregdet mund të shpëtojnë jetë).

 

 

Nga F.Topalli

Advertisements

1 Comment

  1. Anonymous says:

    Interesante dhe shume e vlefshme !

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: