Kampusi im

Home » Në fokus » Si ka mundësi që sa më shumë kalojnë brezat, aq më shumë ulet niveli i liderëve në fusha të ndryshme? – Opinion

Si ka mundësi që sa më shumë kalojnë brezat, aq më shumë ulet niveli i liderëve në fusha të ndryshme? – Opinion

E vërtetë! Çdo ditë që kalon shtohen sfidat në fushat e dijes njerëzore. Është i pakundërshtueshëm fakti sejemi larg e më larg burimit (materialit burimor). E dimë fare mirë se nuk kanë të njëjtën qasje ata të cilët kanë mësuar prej profetëve, apo prej Tolstoit e Gëtes ulur pranë tyre, me lexuesin në internet të një materiali të përkthyer me thesarin e  kohës (Google Translate) në një varg që zgjatet madje dhe në katër gjuhë.

Gjithashtu, informacioni sot është i gatshëm në çdo aspekt të jetës; ku me vetëm një ‘klik’ bëhesh zotërues i tij. Kjo gjë e bën njeriun më mendjefjetur, më përtac, si dhe e shtyn atë në një gjendje të rehatisë psiko-emocionale. Ndryshëm me ata që u munduan me shpirt për të hedhur bazat e para teorike dhe praktike të shkencës duke studiuar me imtësi çdo faktor ndikues të drejtpërdrejtë apo të tërthortë pa gjeniun jo të prekshëm ‘Dr. Google’.

Sot, unë jam një imitim, pasi çdo gjë e gjeta të gatshme dhe nuk m’u lips nevoja ta krijoja e prodhoja vetë. – Shfajësimi më gjenial që munda të formuloj sigurisht, por a e besoj unë me të vërtetë pafajësinë time?

A jam kaq i pafajshëm se gjeta çdo gjë gati? A Mbaruan dijet njerëzore? Ky ishte piku i shkencës që hodhi poshtë çdo përpjekje timen? Jo, jo përkundrazi! Mendoj se faji nuk është jetim. Të paktën jo në këtë rast.

 

A mundet njeriu të dalë nga kornizat e vendosura nga ‘sistemi’?

Patjetër që po, por si?

Na duhet të pranojmë se sot investimi në burimet njerëzore, pra sistemi edukimit pothuajse ka dalë nga synimi real i tij. Pasi po kërkoja në fjalorin e Kembrixhit (Cambridge Dictionary) të anglishtes amerikane dhe asaj britanike për fjalën mësues (teacher) gjeta përshkrimin e pritur; një person, detyra e të cilit është të japë mësim në një shkollë apo kolegj (Someone, whose job is to teach in a school or college – Uk English).[2] Pra, e gjitha që një mësues bën është kryerja e detyrës në mësimin e nxënësve? Duke e ngushtuar qerthullin, i hedhim një sy fjalorit të gjuhës shqipe në shpjegimin e fjalës mësues.

MËSUES m. sh. 

Ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore, ndikon tek të tjerët dhe merret si shembull për t’u ndjekur; udhëheqës, edukator; udhërrëfyes. Mësues gjenial. [1]

Po të shikojmë me vëmendje, përpara se të përmendet detyra, theksohet misioni i madh i tij. Një njeri që merret si shembull, edukator, udhëheqës, udhërrëfyes, ndriçues i mendjes, etj.

Ky individ (jo doemosdoshmërisht mësues shkolle, apo i profesionit) ishte frymëzues i jetës së nxënësit të tij, ndërsa sot, ndoshta jo parimisht por praktikisht mësuesi (qoftë ai babai, mësuesi i shkollës, gjyshi, etj.) e afron padashur nxënësin drejt ‘robotizmit’. Të jesh i sëmurë nga Robotizmi do të thotë të pranosh çdo gjë si statike dhe të pandryshueshme. Do të thotë të lexosh katër faqet e mësimit të ditës e të mos kalosh kurrë në faqen e pestë. Do të thotë të mos guxosh të kritikosh apo të trajtosh diçka në një prizëm tjetër.

E gjitha kjo nuk nxit as kreativitetin, as diversitetin, as kërkimin, as frymëzimin e as kritikën, por vetëm të mëson se je askushi për të replikuar të ‘mëdhenjtë’ (në arritje, moshë apo çfarëdo indikatori tjetër). E kur mësohesh kështu, nuk guxon të dalësh nga kufinjtë që paraardhësit e tu kanë skicuar. Tani më thoni se nga do të dalin liderët e shumëpritur?

Ky është progresi shoqëror sot. Gëzuar të gjithëve!

 

"Mos harro se je një vlerë! Mos e humb veten!"

 

 

©Miri Çela, i hapur ndaj komenteve dhe kritikave.

 


Referenca:

  1. Fjalor i gjuhës shqipe
  2. Cambridge Online Dictionary
Advertisements

10 Comments

  1. Ajla says:

    Informacioni nuk eshte dije !
    Sot informacioni na serviret bujarisht po per sa kohe mbi te nuk hulmtohet (sic ndodh rendomte ) po meret si nje “fast food” (i shpejt , i lehte dhe pa permbajtje te shendetshme ) ai nuk eshte thjesht i padobishem por shpesh here i demshem.
    Sistemi eshte ndertuar qellimisht keshtu dhe padyshim punohet cdo dite per ta “permirsuar”, megjithate sistemi nuk mund te jete kurrsesi nje justikim.Per sa kohe njerezit pretendojne te jene te lire dhe askush nuk i ndalon te dalin nga kthetrat e sistemit atehere justifikimi i sistemit eshte teresisht paradoks.
    Te pakte jane, por ka njerez qe e kane kuptuar qe ne”shekullin e lirise” nuk cenohet liria e te shprehurit por cenohet liria e te menduarit.Keto te fundit nuk i bijne ne qafe sistemit per te justifikuar fenomenin “fast food ” edhe pse nuk do kishin asnje kontradite ne logjike por moralisht e dijne se paaftesia per tju kundervene nje fenomeni bie mbi njeriun dhe jo mbi fenomenin .Problemi fillon nga vetja e per rrjedhoje ndryshimi fillon nga vetja.
    P.s Pasimi i ketij artikulli nga materiale jo thjesht informative por qe do ta ngacmoje lexuesin vazhdimisht te hulumtoje mbi to do tja rriste edhe me shume vleren dhe do ta bente me praktike ate qe eshte shprehur me fjale ☺
    P.s prap 😜
    Artikull interesant , ja vlen ta lexosh pse jo per te rikujtuar ca probleme qe ndodh ti harrojme per shkak te mbajtjes se tyre ne hije dhe te fshehura mire nga rutina e perditshme . ☺

    Like

  2. Anonymous says:

    Mendoj se “Doktor Google” nuk eshte dhe aq i keq sa duket 😊 Pastaj do lind gjithmon nevoja e mesuesve organik dhe atyre qe jan lider ne dicka. Duhet te jemi te hapur nga googles per dobit qe ka. Dhe padyshim te racionaliziar dhe te kujdesshem te mos e teprojme ne nje lume dijesh qe jane ne te por nuk do na duhen ndoshta asnjeher.

    Me ket rast kujtojme lutjen e nje profeti qe thot o Zot me jep dije te dobishme! Amin

    Qe do te thote qe nuk ka dije te padobishme ne ket bote. Por ka dije qe per njerez te caktuuar dhe ne kohe te caktuar nuk ka vlere dhe nuk i perket! Nuk i perket per ta marre ate. Sepse pse nuk do ti duhet ose karakterit punes dhe personalitetit te tij mund ti bej dem!

    Like

  3. Frojdi says:

    Interesante😉

    Like

  4. Eraldo says:

    Dikur kerkimi i dijes ka qen shum i veshtire dhe natyra e njeriut kur nuk e posedon dicka eshte gjithmon ne kerkim te saj . Duke u kthyer ne deshire dhe pasion dijen . Ndersa sot, informimi, dija eshte bere me e thjeshte dhe me e perhapur dhe detyrimisht kerkesa do ulet . Ne ditet e sotme dhe nji femije 10 vjecar ne qofte se do ta pyeses per dicka do i mjaftonin disa minuta per te hyre ne google per te pare se cfare ka rreth asaj qe i kerkon . Kjo e ben ate njeri qe te mos i interesoj ajo qe ai dine po ajo qe ai mundet te gjej sepse njeriu eshte me shum kerkues sesa studiues .

    Like

  5. Anonymous says:

    Me pare njerezit ishin te etur per dije , sot si behet vone njeriu e mesojne prej zori … S’duhet t’i leme te zbehen keto ceshtje qe ne prekin neve si studente por dhe cdo idivid qe merr dije ! Bravo Mir , me pelqen cfare shkruan dhe cfare temash trajton!

    Like

  6. Anonymous says:

    Kornizat e vendosura nga ‘sistemi’, teme te cilen e hasim cdo dite… E vertet se mund ta ndryshojme duke dhene nje mendim ndryshe apo duke bere kerkime dhe studiuar, gje te cilen nk e bejme shpesh.

    Like

  7. Ervin says:

    Qasje interesante! Jane tema te lena nen hije. Duhet te reflektojme me shume mbi keto ceshtje sepse pasojat e tyre prekin cdo individ te shoqerise.

    Like

    • Anonymous says:

      Dicka me konkret mund ta kuptojm ca doni te thoni me ket koment 😊😜

      Like

      • Ervin says:

        Dua të them që duhet t’i japim rëndësi çështjeve që me të vërtetë kanë rëndësi! Mos të tregohemi neglizhent ndaj fenomeneve që kërcënojnë seriozisht të tashmen dhe të ardhmen. Ashtu siç është rënia e nivelit te arsimit dhe arsyet që kanë shkaktuar këtë gjendje. Një formë e përkushtimit për zgjidhjen e këtij dhe fenomeneve të tjerë është spikatja e problemit, e më pas shfrytëzimi i mundësive për kufizimin e tij. Formë të cilën e gjen të manifestuar tek artikulli dhe komentet mbështetëse të tij.

        Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: