Kampusi im

Home » A e dini se » Çfarë dini për qytezën e Marinaledës? – Nga Miri Çela

Çfarë dini për qytezën e Marinaledës? – Nga Miri Çela

Marinaleda gjendet në pjesën jugore të Spanjës, në qarkun e Seviljes me një sipërfaqe prej 25 kilometra katrorë[1] dhe është një ndër qytetet më të veçanta për të jetuar. E pavarur dhe tërësisht kundër kapitalizmit, Marinaleda ka 2748 banorë dhe organizohet në bazë të sistemit socialist me ekonomi të qendërzuar; ku qeveria punon me të vërtetë për popullin, nuk ka korrupsion dhe papunësia nuk i kap shifrat e 1%-shit

E populluar pesëmijë vite më parë, ky qytet ka një ndërthurje të ndërtimeve romake dhe arabe; ku vlen të përmendim rrugën romake lidhëse midis fshatrave të Astigit (sot Écija), kullën e Galepit (Gallepe) dhe murin mbrojtës të Alhonozit të arkitekturës arabe. [2]

Qyteza ka fabrikë të vajit të ullirit dhe të përpunimit të lëndëve të para si fasule, artiçokë etj. Kështu prodhimi vazhdoi të rritej, dhe punësimi së bashku me të. Tregu blerës është Amerika e Jugut, pasi qeveria spanjolle nuk i pranon produket që vijnë nga kjo qytezë. Kriza ekonomike e vitit 2008 që preku Bashkimin Evropian, (ku vetë Andaluzia shënonte 30% të popullsisë aktive të papunë) nuk e ndaloi Marinaledën të kishte punësim të plotë. [3]

Sistemi shoqëror e politik i qytezës, e bën atë të gjendet shpesh në vëmendjen e mediave vendase dhe të huaja. Madje është shkruar dhe një libër me titull “The Village Against the World” nga gazetari Dan Hancox, i cili tregon historinë e një vendi që akoma jeton me ideale në një cep të largët të Spanjës.

 

Në faqen zyrtare online të Marinaledas thuhet:

“Ndërsa ne luftonim për tokën, industrinë e punësimin, kuptuam se kishte të drejta të tjera themelore që duheshin fituar. Nevojat e para për ne ishin hapësirat për një jetesë të mirë, klinikat mjekësore, çerdhet, objektet sportive e përkujdesi ndaj të moshuarve, rrugët e pashtruara e pa ndriçim.

Me Demokraci Sociale kuptojmë të gjitha format e mirëqenies për popullatën e qytezës tonë. Kemi menduar gjithmonë se liria pa barazi nuk është asgjë dhe se demokracia pa një mirëqenie të vërtetë për njerëzit është një fjalë boshe dhe mënyrë për t’i mashtruar ata që të besojnë se janë pjesë e një projekti kur në të vërtetë ata janë.” [1]

 

Ka plot dokumentarë që shpjegojnë pavarësinë e Marinaledës. Një qytet i ngjashëm me të ekziston dhe në Indi ku njerëzit punojnë dhe shkëmbejnë mallra me njëri-tjetrin pa nevojën e parave.

 

 

 

Përgatiti: Ermir Çela

 

Fotogaleri/

This slideshow requires JavaScript.

 


Referenca:

[1] Faqja zyrtare e Marinaledështtp://www.marinaleda.com/democraciasocial.htm (Citimi në gjuhën burimore)

[2] Wikipedia

[3] Dan Hancox, “Spain’s communist model village”, The Guardian, 20 Tetor 2013

 

 

©kampusiim

Advertisements

9 Comments

  1. Anonymous says:

    Un jam pak kurioze…perderisa ndodhet ne pjesen jugore te Spanjes,pse qeveria spanjolle nuk i pranon produktet e ardhura nga kjo qyteze

    Like

    • kampusiim says:

      Pasi nqs. Qeveria Spanjolle i përkrah dhe i krijon treg, ata fuqizohen dhe kjo nuk i leverdis pushtetit. Pasi te tjera bastione do te kerkojne te vecohen nga qeveria. Kjo sjell percarje.

      Spanja ka shume probleme me bastionet, mjafton te permendim ate Bask; ku me vite luftohet per mevetesine te cilen nuk e merr dot.

      P.s nqs deshironi te njoftoheni per komentet, mund te shkruani emailin aty ku kerkohet, por jeni e /i lire te mbeteni anonim.

      Ju pershendes!

      Like

  2. Anonymous says:

    Interesant per here te pare per te kam degjuar nje dokumentar ne mos gabofsha! Per momentin kur lexova emrin mu duk i njohur pastaj fillova te lexoj dhe thash jo ndoshta se kam degjuar pastaj lexova me thelle dhe u binda qe e kisha degjuar! Mesdheu gelon nga kultura romake dhe arabe, problemi eshte qe sot eshte fiksuar ideja ku evropa eshte evrope dhe qe ska marr ndikim aziatik por sesht e vertet. Globalizmi sotem i ka mgatwrru idet dhe pse mendoj qe dikur globalizmi ka qene pothujse po aq i efektshem sa sot. Kuulturat jan perzier shum

    Like

  3. An says:

    Personalisht, do të më pëlqente dhe një artikull rreth qytezës në Indi të përmendur më poshtë. ☺

    Like

  4. Frojdi says:

    Sikur te behej vendi yne i tille aq bukur sa e ke dhene …

    Like

  5. Anonymous says:

    Interesante👏

    Like

  6. Jeta says:

    Kjo qytezë e organizuar kaq mirë më bën të ndihem fatkeqe për vendin ku jetoj… The sad truth

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: