Kampusi im

Home » Opinion » Lajm » Deftesat e maturantëve, të parët e marrin ata që do studiojnë jashtë! -Lajm

Deftesat e maturantëve, të parët e marrin ata që do studiojnë jashtë! -Lajm

Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë për maturantët që duan të aplikojnë në univeritet jashtë vendit, por që deri më tani nuk kanë pasur ende në dorë diplomën, dhe certifikaten e notave, drejtoria arsimore në Tirane u kujton se që nga dita e shtune ato janë gati.

“Diplomat e maturantëve janë shpërndarë që ditën e shtunë. Të gjithë ikanë marë. Nëse ka ndonjë që nuk e ka marrë dhe është vonuar i ka në sekretaritë e shkollave. Po ashtu dhe certifikatat e maturës, sepse aplikimi për në universitete të huaja bëhet përmes certifikatës së maturës. Certiffikatat printohen nëpër shkolla dhe çdo maturantë mund të marrë më shumë se një kopje, për të aplikuar në gjithë universitetet e botës që dëshiron”, thotë Arjola Byzyku, drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore të Tiranës.

Por ndërkohë nuk janë gati deftesat për nxënësit e tjerë të sistemit nëntëvjeçar dhe të mesëm. Drejtoresha Byzyku shpjegon se ato mund t’i marrin edhe në shtator dhe nuk përbën anjë problem nëse nxënësit do të duhet të trasnferohen nga njera shkolle në tjetrën.

“Jemi në pritje të deftesave por unë doj të bëja me dije të gjithë qytetarëve, që janë të shqetësuar për çeshtjen e deftesave, sidomos të klasave të ndërmjetme, sepse nodhsta mund të duan transferime, mungesa e deftesës nuk e pengon. Me një vërtetim të thjeshtë notash nga shkolla, dhe me fletë pranimin e shkollës tjetër të legalizuar në drejtorinë arsimore ai mund të regjistrohet në çdo shkollë, qoftë të Shqipërisë, qoftë dhe brenda Tiranës”, thotë Byzyku.

Këtë vit janë rreth 7 mijë maturantë që janë zgjedhur të ndjekin studimet e larta në universitetet jashteë Shqipërisë .

©Top Channel

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: