Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » Pse njerëzit e mençur nuk kryejnë shumë punë në të njëjtën kohë?

Pse njerëzit e mençur nuk kryejnë shumë punë në të njëjtën kohë?

Ti me siguri ke dëgjuar se të kryesh shumë punë në të njëjtën kohë është një gjë e keqe, por studimet e reja tregojnë se e pengon performancën tënde dhe mund edhe ta dëmtojë trurin tënd. Ti çdo herë që kryen shumë punë nuk je duke e dëmtuar vetëm performancën tënde të momentit, por edhe një pjesë të trurit që është kritike per të ardhmen tënde në punë.

Studimet e bëra ne Standford University zbuluan se kjo gjë është më pak produktive se sa të bësh një gjë të vetme. Studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të ngarkuar me informata të shumta elektronike nuk mund të koncentrohen, të mbledhin informata, ose të kalojnë nga një punë në tjetrën ndryshe nga ata që kryejnë një punë në atë moment.
Një aftësi e veçantë?

Por çka nëse disa njerëz kanë aftësi të veçantë ta bëjnë këtë gjë? Studiuesit e Stanford krahasuan grupet e njerëzve bazuar në prirjen e tyre dhe besimin se kjo e ndihmon performancën e tyre.

Ata zbuluan se të ngarkuarit me punë ata që kryejnë shumë punë në të njëjtën kohë dhe ndihen se kjo rritë performancën e tyre në fakt ishin më keq se ata që pëlqejnë të bëjnë një gjë të vetme për momentin.

Ata dolën më keq sepse kishin më shumë problem rreth organizimit të mendimeve të tyre dhe pastrimit të informatave të panevojshme, dhe ata ishin më të ngadaltë në kalimin nga një punë tek tjetra.

Kjo gjë zvogëlon efikasitetin tënd dhe performancën sepse truri yt mund të fokusohet vetëm në një gjë për momentin. Kur ti provon të bësh dy gjëra njëkohësisht, truri nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që t’i kryejë ato në mënyrë të suksesshme.

Të kryesh shumë punë në të njëjtën kohë zvogëlon IQ.
Studimet gjithashtu treguan së, përveç që të ngadalëson, ajo edhe zvogëlon IQ tënde. Një studim në University of London zbuluan se pjesëmarrësit që bënë këtë gjë gjatë punës kognitive kishin IQ të ngjajshme sikur të kishin tymosur marihuanë ose të kishin qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës. IQ bie 15 pikë më poshtë dhe meshkujt kishin rezultatet e tyre të ngjajshmë me ato të një fëmije 8 vjeçar.
Pra, herën tjetër që i shkruan shefit tënd një e-mail gjatë një takimi, kujto që kapaciteti yt kognitiv bie në atë pikë sa që ti mundesh ta lësh një fëmijë 8 vjeçar të shkruajë për ty.

Dëmtim truri nga kjo gjë?
Është besuar shumë gjatë se dëmtimi kognitiv nga kjo gjë ishte e përkohshme, por studimet e reja sugjerojnë ndryshe.

Studiuesit ne Universitetin e Sussex ne UK krahasuan sasinë e kohës që njerëzit kaluan në pajisje të shumta (si shkrimi i mesazheve gjatë shikimit të televizorit) në skanimin MRI të trurit të tyre.

Ata zbuluan se këta njerëz kishin më pak densitet të trurit në një regjion përgjegjës për ndjeshmëri gjithashtu edhe për kontrollin emocional dhe kognitiv.
Derisa, më shumë studime nevojiten për ta përcaktuar se a e dëmton kjo gjë trurin fizikisht, është e qartë se ka efekte negative.
Neuroshkencëtari Kep Kee Loh, shpjegoi këtë:
‘’Mendoj së është e rëndësishme të krijojmë
vetëdijësim se mënyra se si po bashkëveprojmë
me pajisjet mund të jetë duke ndryshuar mënyrën së si
mendojmë dhe këto ndryshime mund të jenë duke
ndodhur në nivelin e strukturës së trurit’’.

Lidhja EQ
Asgjë nuk i nervozon njerëzit më shumë se të luash me telefon ose tablet gjatë bisedes.
Kryerja e shumë punëve gjatë takimeve dhe mbledhjet shoqërore shfaqë ndergjegjësim social, gjë që është kritike për suksesin në punë. TalentSmart ka testuar më shumë se nje million njerëz dhe zbuloi se 90 perqind e performuesve më të mëdhenj kanë EQ të lartë.
Nëse kryerja e shumë gjërave në të vërtetë dëmton trurin si studiuesit kanë konstatuar, duke e bërë këtë zvogëlon EQ tënde.

Nëse e bën këtë gjë, ky nuk është një zakon që duhet t’a vazhdosh kjo qartë ngadalëson kualitetin tënd të punës. Edhe nëse nuk shkakton dëmtim truri, ti do të kesh probleme me koncentrim, organizim dhe vëmendje.

 

 

 

 

©Entrepreneur

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: