Kampusi im

Home » Opinion » Lajm » Brenda të hënës 7 mijë diploma për maturantët – Lajm

Brenda të hënës 7 mijë diploma për maturantët – Lajm

Të hënën 7 mijë maturantë që duan të aplikojnë për ndjekur studimet jashtë vendit do të kenë në dorë diplomat e tyre.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore tanimë kanë dalë.

“Tashmë kemi të gjithë mundësitë që brenda pak ditësh të prodhojmë diplomat e të gjithë atyre maturantëve që kanë bërë kërkesën pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore për një diplomë mature shtetërore në kohën e duhur për arsye se ata duan të studiojnë jashtë shtetit. Qendra do të punojë maksimalisht që brenda ditës së hënë çdo maturant të ketë në dorë këtë diplomë”, thotë Rezana Vrapi e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Sipas Vrapit, Drejtoritë Arsimore në të gjithë vendin, të cilat vendosin vulën e tyre në diplomat e maturantëve, do të punojnë edhe në fundjavë me qëllim që maturantët që do të studiojnë jashtë të kenë në dorë diplomën brenda afatit të përcaktuar nga universistet jashtë vendit, ku ata do të studiojnë.

Menjëherë pas 7 mijë diplomave të para, do të nisë dhe përpunimi i diplomave për të gjithë maturantët që kanë  përfunduar me sukses provimet.

©Top Channel

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: