Kampusi im

Home » Krijim » Lëri të flasin për ty, ata të cilët nuk vendosën të flasin me ty

Lëri të flasin për ty, ata të cilët nuk vendosën të flasin me ty

 

E di çfarë më habit më së shumti..?!

– Jo! Çfarë?!

 

Më habit fakti që ‘armiqte’ kanë filluar të më duan dhe miqtë të më largohen.

Kaos mike, kaos!

Është fundi të njohin ata që të kanë urryer dhe të mos arrijnë të njohin ata që ke dashur.

E çuditshme, por ndodh.

Po, po, ndodh!

Kam kërkuar gjithmonë njerëz të rinj që të më urrejnë, sepse këta te fundit mësuan të më duan.

Por urrejtje prej miqve nuk desha.

 

Unë gjithmonë kam kërkuar të mos flas.

Fjala shkatërron. Fjala është plumb, ama fjala shëron.

Unë nuk ia gjeta dot kurrë aftësinë kuruese fjalës… ose ndoshta unë nuk di të flas.

Ndaj kam thënë:

 

Unë dua të flas

Por ju mos më lejoni! 

As penë mos më jepni më! 

As penë or shok, or vëlla! 

Më jepni vetëm at’ libër që e dua shumë! 

 

Kam parë shumë pas, por harrova që aty janë vetëm ata të cilët nuk duan të jenë me ty!

Të tjerët ecin ne koherencë…

E disa nuk kanë orën, kanë kohën pas.

 

Kam takuar shume njerëz… por rrallë jam ndeshur me një të tillë…

E kur jam ndeshur e kam ndalur duke i thënë:

– A mund të jem dhe unë një njeri?!

 

(Mora një buzëqeshje)

 

Unë nuk ia dija përkthimin… por mësova që gjuha më e dashur është ajo e ‘buzëqeshjeve’.

Dhurova,

Të qeshura pa fund,

Nga shpirti,

dhe tregova se isha e fortë…

por e di ti cila është e meta e njerëzve të fortë?!

E meta më e madhe…

kur je ‘i fortë’ nuk ekziston, sepse askush nuk të pyet si je.

Nuk e ke këtë të drejtë, por dhe nëse do të duhet të përgjigjesh,

Do të jesh mirë gjithmonë, sigurisht!

Kaq.

– Kaq?!

Jo, jo. Jo kaq.

Ka dhe diçka tjetër.

 

Mos u trego me veten aq e butë!

Mos guxo!

Përpara se të të gjykojnë,  bëhu ti gjykatës i vetes tënde.

Më beso është ngushëllim…

Njerëzit gjithmonë do ta bëjnë, ndaj jepi njëherë shancin vetes ta gjykosh!

…e sërish mos ji aq e butë me veten!

 

Lëri të të urrejnë, nuk do harrohesh.

Lëri të flasin për ty… Lëri pash Zotin të flasin për ty, ata të cilët nuk vendosën të flasin me ty.

 

 

tumblr_lc910c7ctR1qbd305o1_500_large

 

 

©Kampusiim, A.SH

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: