Kampusi im

Home » Krijim » Dilemat e një djalli – Z. Brako

Dilemat e një djalli – Z. Brako

E thjeshtë. A s’duket kështu?
Në paktin e parë që kërkoi, ai erdhi i ndrojtur dhe pak i frikesuar. Domosdo, s’më kish njohur më parë. Më vonë tha se nuk kishte pasur rrugë tjetër. Nuk më bëri përshtypje as sjellja dhe as fjalët që tha, pasi me këto isha mësuar, i kisha dëgjuar gjithmonë. Të gjithë vinin me të njejtën parrullë, ishin bërë aq të parashikueshëm saqë sado që i fituari në të gjitha rastet isha unë, çdo gjë ngjante e mërzitshme.

 

Po thoja se ai erdhi i ndrojtur dhe i frikësuar në fillim. Po që tha se nuk i kishte mbetur rrugë tjetër a e thashë? Do e kem thënë me siguri, kështu më ndodh gjithmonë e hëngërt dreqi, flas gjithmonë për gjërat që smë bëjnë përshtypje në fillim. Sa qesharak u bëra tani! Une dreqi vetë, thashë “e hëngërt dreqi”. Njerëzit e thonë shpesh këtë fjalë. Kur vjen fjala për të ngrënë, ata thonë “e hëngërt dreqi”. Kur vjen fjala për të marrë dicka, thonë “e marrtë e mira”. Kjo është e padrejtë! Shumë e padrejtë! S’ka asgjë të çuditshme këtu, edhe djallit i bëhen padrejtësira shpesh.

 

Nuk kam vendosur të jem i miri, se e vërteta është që prej natyre më shijon të jem negativi i një filmi. Por po, po po, po pra… Kam vendosur të kërkoj me forcë, me atë forcë që më karakterizon mua. Me forcën për të cilën njerëzit vijnë dhe më shesin çdo te mirë që kanë, për të marrë kush e di çfarë  arritjesh. Kam vendosur të kërkoj hakun dhe hisën time në hak. Më kujtohet se kur isha ëngjëll, arritja më e madhe imja ishte që thjesht isha ëngjëll. Tani nuk e mbaj mend se si arrita këtu, por me siguri sepse nuk kisha rrugë tjetër dhe ne fillim edhe unë vetë isha i ndrojtur. Nuk kam qënë gjithmonë kaq i mirë në këtë që bëj, por skisha rrugë tjetër. Në fakt, gjithmonë ka një rrugë tjetër por unë nuk isha prerë ndoshta për të qënë një ëngjëll, si ata shokët e mi që akoma janë të tillë. Nuk i kam zili aspak çuditërisht, por është e habitshme se si ata më shohin mua si qirinjtë dëshirëplotësues të tortës së ditëlindjes.

 

Me shohin me një dëshirë të fshehur për të qënë i tillë, saqë kam filluar të besoj se po, po po, une kam lindur për të mos qënë një ëngjëll si ata. Por as nje djall i mirfillte nuk jam. Shih se c’bej tani, e ku eshte pare qe te kerkoje nje djall drejtesi per  veten?!  Po une c’pata keshtu, cme zu?! Si rashe ne keto ujera?! Ai e ka fajin! Po po ai! Ai e ka!  Ai, ai!  Ai qe erdh I ndrojtur në fillim dhe tha se nuk kishte rruge tjetër. Ka gjithmonë një rrugë tjetër, se kur gjërat shkojnë keq, të bësh gjënë më të thjeshtë, atë jo të duhurën, është tundimi më i madh që  mund të na ndodhë.

 

Kur gjërat nuk funksionojnë më ashtu, a nuk funksionojnë fare më,  tundimi për të mos rënë në ujera ku s’di të notosh është më i rëndi që mund të mbajmë. Por ai pse dukej kaq  i ndrojtur dhe pa një rrugë tjetër? Sepse gjithmonë ka një rrugë tjeter. Në fakt ka një rrugë tjetër edhe kur duket se nuk ke më asgjë për të humbur, sepse atëherë humb të drejtën për të thënë “s’kam më asgjë për të humbur”.

 

Kur duket se nuk ke më asgjë për të humbur dhe vepron në emër të kësaj, gjithcka që ndodh më pas mund t’a humbësh dhe … OUPS! Ja tek vijnë zemërimet me mua! Por kjo është e padrejtë .  Unë nuk  ofrohem tek njerëzit për të humbur, jane ata qe zgjedhin humbjen duke fituar nëpërmjet meje.  Unë jam i prerë për të tunduar njerëzit, por vendimet i marrin vetë ata. Po pse kur njerëzit jane aq të dobët, ose kur janë shumë të fortë përballë një momenti të vështirë, ose kur nuk rezitojnë aq sa duhet për të mos më takuar, kur janë dembelë dhe këmbëngulin të firmosin kontratën me mua më vonë ma lënë mua zhulin në derë, kur në fakt ata vetë e zgjodhën zullumin?!

 

Une jam i prerë për të tilla punë! E çuditshme pra! Ata e dinë çfarë jam dhe të gjithë i gënjen mendja se mund të më mallëngjejnë, ose në ka ndonjë aq të pashpresë apo aq të lig sa të ketë pranuar  gjënë si të tillë, pa ecur shumë gjatë me këpucët e reja, e pranojnë humbjen dhe jetojnë ashtu duke parë të tjerët si ata ish-shokët e mi ëngjëj, që më shohin ndonjëherë si  qiri dëshirëplotësues i tortës së ditëlindjes. Sa të marrë që janë!  Unë nuk  isha i prerë për të qënë një ëngjëll si ata e këtu s’ka asgjë për t’u pasur zili, se as për të qenë nje djall a satana s’qenkam i prerë për të qenë. Kanë një shprehje njerëzit. Ata thonë shpesh: nuk ka më të keq se një i mirë kur bëhet i keq. Sa e vërtetë mund të jetë kjo?  Sa i keq mund të bëhet një i mirë?

 

images

 

©Z. Brako

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: