Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Ç’mendoni për lirinë? Ja një këndvështrim për të

Ç’mendoni për lirinë? Ja një këndvështrim për të

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që tek njerëzit sot

niveli i përgjegjshmërisë dhe i arsyes ka një rënie drastike. Ky fakt mund të evidentohet fare lehtë kur njihemi me konceptet dhe idealet mbi të cilat njerëzit ndërtojnë jetën e tyre. Po ashtu kur përballemi me pasojat e këtyre koncepteve, për të cilat nuk flitet pasi njerëzit ‘janë të zënë’ duke jetuar. Po, duke jetuar jetën e tyre për të cilën thonë: “Kjo është jeta ime dhe unë jam i lirë ta jetoj atë siç ma ka ënda!”

 
Bazuar në mënyrën e jetesës sonë themi që jemi qënie sociale. Jeta është e ndërtuar mbi marrëdhënie dhe raporte të ndryshme e me njerëz të ndryshëm. Në familje, punë, shkollë, rrugë etj. jemi në kontakt direkt apo indirekt me shoqërinë nëpermjet veprimeve, fjalëve apo prezencës. Këto kontakte shprehen në shkëmbimin e interesave, ndjenjave, mendimeve dhe ideve. Rrjedhimisht, kemi ndikim tek të tjerët dhe ata tek ne. Niveli i këtyre ndikimeve sigurisht nuk është i njëjtë, ai ndryshon në varësi të marrëdhënies. Megjithatë, sado i vogël të jetë ndikimi, ai është argument që jeta jonë lidhet ngushtë me jetën e personave të tjerë.

 
Në këtë rrjedhë logjike kuptojmë se sa e gabuar është të mendosh se kemi të drejtë dhe mundësi të jemi të lirë në mënyrë absolute. Këtë konstatim e bazoj në ligjin universal: “Liria ime mbaron aty ku fillon liria e të tjerëve!”

 
Pra, ne mund ta mendojmë lirinë absolute si të drejtën tonë, por kjo është padrejtësi për dikë tjetër njëkohësisht. Mund të ndihemi të lirë të ngasim makinën të dehur, por kjo mund të përkojë me cënimin e lirisë së dikujt tjetër për të jetuar. Po, ne mund të ndihemi të lirë të vjedhim, mashtrojmë, tradhëtojmë, lëndojmë etj. por kjo sjell cënimin e lirisë së të tjerëve për të mos qenë i vjedhur, mashtruar, tradhëtuar, apo i lënduar.
Këto janë disa nga shembujt e pafund që mund të jepen mbi këtë çështje. Mbi këtë situatë ku nën emrin e lirisë dikush e cënon atë dhe dikush kërkon lirinë e cënuar.

 

 

E një rëndësie të veçantë është të kuptojmë që në një mendje të përgjegjshme dhe me intelekt nuk ka vend për këto mendime që kërkojnë me doemos ngopjen e egos, pa marrë parasysh pasojat. Le ta harrojmë lirinë absolute! Kur gjithsecili prej nesh të krijoj trupin e vet, të krijoj dhe tokën ku jeton, do ta gjejmë lirinë absolute. Deri atëhere të jemi të qartë se liria që mohon lirinë nuk është gjë tjetër veçse egoizëm dhe arrogancë!

 

 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: