Kampusi im

Home » Produktivitet » Studimi i Ri Zbulon se pse Mungesa e Gjumit i Bën Njerëzit të Harrojnë

Studimi i Ri Zbulon se pse Mungesa e Gjumit i Bën Njerëzit të Harrojnë

Nëse nuk pushoni mirë gjatë natës, kujtesa juaj do t’a paguajë atë.Nuk është befasi se gjumi dhe kujtesa kanë marrëdhënie të fuqishme. Mirëpo, në një studim të fundit, studiuesit nga Universiteti i Michigan zbuluan informata të mëtutjeshme për rolin kritik që gjumi luan në mësim dhe në formim të kujtesës.

Zbulimet, e publikuara në gazetën Nature Communications, zbulojnë ndikimin negativ që mungesa e gjumit ka në pjesën e  trurit e quajtur ‘’CA1’’. Ajo pjesë është përgjegjëse për formimin e kujtimeve afat-gjata.

Megjithatë dihet se gjumi ka lidhje direkte me formimin e kujtimeve dhe të tjerave funksione të trurit, ajo e cila e bën këtë studim të dallohet nga studimet e mëparshme është se i drejtohet lokacionit të saktë të trurit në të cilin ndikon mungesa e gjumit. Duke bërë shumë eksperimente në minj, studiuesit kanë bërë një numër zbulimesh se si mungesa e gjumit ndërhyn në ritmin e ‘’ndezjes neuronale’’, gjithashtu e quajtur luhatje, e cila pengon formimin e kujtimeve afat-gjata.

Për të kuptuar më mirë aktivitetin e trurit të minjve, studiuesit larguan minjtë nga ambientet e tyre shtëpiake në një vend të panjohur, pastaj i lëshuan ata me një goditje të butë në këmbë që të zbulonin zonën e re. Kur i kthyen minjtë në kafazet e tyre në shtëpi që të pushonin, studiuesit zbuluan se minjtë të cilët kishin sasi të mjaftueshme të gjumit kishin luhatje më të fortë në CA1, krahasuar me minjtë të cilët kishin mungesë të gjumit.

Kjo u tregoi studiuesve se gjumi i mjaftueshëm është i lidhur me luhatjet e fuqishme në CA1. Hapi i tyre i radhës ishte të zbulonin gjerësinë se në cilat luhatje të asaj zone të  trurit lidhen me formimin e kujtimeve. Ata i dhanë një grupi të ri të minjve një dozë të vogël të një droge e cila parandalon neuronet në CA1 nga shtrydhja e proteinës ‘’parvalbumin’’, një proces i cili ndodh në mënyrë natyrale me mungesë të gjumit dhe dobëson luhatjet e CA1. Pastaj, kur vendosën minjtë në një ambient ku kishin pranuar goditje në këmbë më parë, minjtë nuk u dukën se kishin kujtime se kishin qenë në atë ambient më parë. Ata nuk dukeshin të frikësuar se do të goditeshin sërish.

Këto zbulime sfidojnë kuptimin e tanishëm të shkenctarëve për formimin e kujtimeve. Kujtimet, këta studiues zbuluan, nuk ruhen në qeliza të vetme, por në një rrjet të nervave. Gjithashtu tregonte një lidhje direkte në mes të gjumit dhe mësimit ose të formimit të kujtimeve.

‘’Duket sikur popullata e këtyre neuroneve e cila prodhon ritëm në tru gjatë gjumit po ofron disa përmbajtje informative për riforcimin e kujtimeve’’, tha autorja e lartë e studimit Sara Aton, një profesoreshë asistente në Departamentin e Biologjisë Molekulare, Celulare dhe Zhvilluese në Universitetin e Michigan, në një intervistë me Medical News  Today. ‘’Ritmi duket të jetë pjesa më kritike, dhe arsyeja se pse ju duhet të flini që t’i formoni këto kujtime’’.

 

 

 

 

©ROSE LEADEM

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: