Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » Si e perceptoni botën kur keni një mendje të hapur

Si e perceptoni botën kur keni një mendje të hapur

Një studim i ri zbulon se ky tipar ju jep mundësinë të perceptoni shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Shumë ndërmarrës kanë një pikëpamje unike e cila iu jep mundësi atyre të zgjidhin problemet dhe të shohin potencialin aty ku të tjerët nuk e shohin.

Por sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Melbourne, njerëzit të cilët kanë një mendje të hapur në fakt perceptojnë botën rreth tyre ndryshe nga ata të cilët nuk e kanë këtë tipar personaliteti.

Studiuesit iu dhanë 123 pjesëmarrësve një test personaliteti i cili mati pesë elemente, pajtueshmërinë, kujdesin, nervozën dhe çiltërsinë ndaj përvojave.

Ideja prapa këtij studimi ishte të kuptonin më mirë se si kjo çiltërsi lidhet me diçka të quajtur rivalitet binokular, kur njerëzve iu prezantohen dy fotografi në të njëjtën kohë me secilin sy, ata mund të perceptojnë vetëm një.

Në eksperiment, studiuesit iu treguan fotografi të ndryshme pjesëmarrësve në të njëjtën kohë, ngjyrën e kuqe në njërin sy dhe ngjyrën e gjelbër në tjetrin.

Kështu që përderisa truri i shumë njerëzve mund të regjistrojë vetëm një ngjyrë në kohë, studiuesit zbuluan se ata të cilët patën rezultate të larta të çiltërsisë për të përjetuar pjesën e testeve të tyre të personalitetit patën më shumë gjasa të perceptojnë të dyja ngjyrat në të njëjtën kohë në një imazh.

Duket se nëse jeni më të hapur ndaj mundësive, aftësia juaj fizike për të parë mund t’a reflektojë atë.

 

 

 

©entrepreneur

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: