Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » SI TË ARRINI REZULTATE TË LARTA DUKE U ARGËTUAR?

SI TË ARRINI REZULTATE TË LARTA DUKE U ARGËTUAR?

Nga Dr. Stiv Dagllas

Stiv Dagllas është shkrimtar dhe referon rreth temave mbi drejtimin, menaxhimin dhe zhvillimin personal. Ai është presidenti i një organizate ndërkomëtare me më shumë se 27,000 të punësuar.  Ai është diplomuar në Institutin Teknologjik të Masaçusetsit dhe ka dhe një diplomë nga Shkolla e Harvardit në Administrim-Biznes, ku u diplomua në 2 % të më të mirëve.

 

 

A do t’iu pëlqente të argëtoheshit më shumë në universitet? A do t’ju pëlqente të kishit rezultate më të mira? Unë mund ta marr me mend përgjigjen e të dyja këtyre pyetjeve? Kush nuk do t’i donte të dyja? Problemi është që studentët gabimisht besojnë se këto të dyja e përjashtojnë njëra-tjetrën – domethënë, nuk mund t’i kesh të dyja.

Nuk jam dakort. Ju garantoj se, nëse zbatoni këto parime të thjeshta, mund t’i kini të dyja: edhe argëtimin, edhe rezultatet. Bashkohuni me mua në diskutimin se si mund të arrihen të dyja.

Sekreti: Rregulli 80/20

Besoj se ka një numër të vogël aftësish të rëndësishme, të domosdoshme për të qenë i suksesshëm në shkollë. Unë e quaj njërin prej tyre: Rregulli 80/20.

Kur isha student, i masja rezultatet e mia në bazë të aktiviteve të shkollës dhe zbulova se rreth 80 % e rezultateve të mia vinte si pasojë e 20 % aktiviteteve. 80 %-shi tjetër i aktiviteteve jepte vetëm 20 % të rezultateve.

  1. Parimi i parë është të punosh jo më shumë, por më me zgjuarsi. Çelësi është të mësosh 20 % -shin e duhur. Kjo s’do të thotë se do të bësh 80 % më pak punë. Po ju këshilloj të përqendroheni më shumë në 20 %  të aktivitetit që do t’ju sjellë më shumë rezultat. Hiqini disa nga aktivitetet jo të frytshme në procesin e mësimit dhe përqendrohuni te gjërat që japin rezultat. Veproni kështu dhe do të mësoni më shumë dhe do të merrni nota më të mira.
  2. Parimi i dytë është që gjithnjë të shkoni në leksione e seminare. Ju duket e thjeshtë?  Ka një ndërlidhje të madhe midis studentëve që lënë orët e mësimit dhe ata që lënë shkollën. Prania në leksione dhe seminare është mënyra më e mirë për të mësuar atë që duhet të dish, çfarë pyetjesh do të vërë në provim profesori dhe çfarë pritet të bësh si detyra shtëpie.
  3. Parimi i tretë është të përcaktosh objektivat e çdo lënde. Gabimi më i madh që bëjnë studentët është se nuk e dinë ç’duhet të mësojnë gjatë orëve të mësimit. Rrallë do ta gjesh cili është objektivi, thjesht nga të lexuarit e tekstit. Zakonisht, profesori e bën të qartë në leksione, shumicën e rasteve, gjatë javës së parë.  Duke ditur objektivat, do të të japë tablonë e gjerë për studimin tënd për gjithë semsetrin.

Dëgjoni me një vigjilencë 80/20.

  1. Fillimisht, heto. Sekreti i të dëgjuarit me vëmendje, është që mendja jote të jetë si radar: ji vigjilent, kureshtar dhe i vëmendshëm ndaj gjërave që thuhen dhe që ndodhin rrotull teje.
  2. Bëj pyetje. Bëji vetes shpesh këto pyetje: “A është e vlefshme? Si përputhet kjo me objektivin? A duhet të shqyrtoj më thellë?”
  3. Përqendrohu. Kur përcakton që diçka ia vlen t’i kushtosh më shumë vëmendje, thellohu, nënvizoje.
  4. Shqyrto. Megjithëse po flasim për të dëgjuarit me vigjilencë, mund të keni nevojë të përdorni dhe gojën. Bëni pyetje për të sqaruar diçka. Shqyrtoje, hetoje dhe studioje çështjen me kujdes, që të përfitosh një kuptim më të plotë rreth tij.

Ku është argëtimi?

Tani ju mund të jeni duke vrarë mendjen se kur vjen pjesa argëtuese? Jam i gëzuar që po e bëni këtë pyetje. Ja si mund të përfshini argëtimin gjatë studimit. Vini si synim të lexoni ose të zgjidhni një numër të caktuar problemash. Kur ta përmbushni synimin, bëjani qejfin vetes duke bërë diçka që ju pëlqen, të bëni një pushim, të dilni për një shëtitje.

Kur unë përfundoj ndonjë detyrë, mund të pi një kafe, mund të lexoj gazetën ose mund të bëj një xhiro. Ju mund të doni të bisedoni me një shok, të shkruani ndonjë e-mail ose të dëgjoni muzikë. Këto pushime nuk duhet të jenë të gjata, zakonisht 10 ose 15 minuta mjaftojnë për t’ju çlodhur.

Të pëlqeni atë që bëni

Diçka që ju premtova ishte se do të argëtoheshim më shumë. Duke zbatuar Rregullin 80/20, ju i jepni përparësi aktiviteteve që premtojnë përfitimin më të lartë. Kjo gjë bën që të kemi më shumë kohë për të bërë gjëra që ju pëlqejnë. Por ndonjëherë s’i shpëtojmë dot nevojës për të bërë një aktivitet që s’duam ta bëjmë. A s’do të ishte e mrekullueshme nëse do të mësonim t’i pëlqenim dhe këto gjëra?

Mbani mend pse po i bëni gjërat. Kjo do të t’ju ndihmojë që të jeni i motivuar. Shpesh është ndihmë të jesh me një shok/shoqe.Kur është e mundur, bëji gjërat që s’të pëlqejnë t’i bësh, me një person që të pëlqen. Për shembull, ke dëshirë të jesh pakëz më elegante, por s’të vjen të bësh ushtrime? Gjej një shoqe dhe filloni t’i bëni bashkë ushtrimet.

Ka dhe një aspekt tjetër për të cilin dua të flas: provimet. Ky është një aspekt i pashmangshëm i jetës si student që shumë njerëzve u shkakon stres.

Të përgatiteni për provime

Shenja e parë e problemit kur përgatitemi për një provim është shqetësimi. Shqetësimi na heq energjinë, përqendrimin dhe motivimin. Nëse shmangim shqetësimin ose të paktën e kontrollojmë atë, atëherë ka gjasa të dalim mirë në provime. Ka 3 mënyra si mund të merremi me shqetësimin.

  1. E para, të fshijmë shkakun. Çfarë ju bën të shqetësoheni kur po studioni? Shumë zhurmë? Atëherë shkoni në një vend më të qetë. Zvarritja e gjërave? Filloni me studimin disa net para provimit. Në këtë mënyrë, natën para provimit mund të përsëritni dhe të flini mjaftueshëm.
  2. Mënyra e dytë është të zëvendësoni mendimet.  E zëmë se ju del gjumi në 3 të natës dhe jeni të shqetësuar për provimin. Çfarë të bëni? Po sikur të ngriheni dhe të lexoni për një orë? Duke bërë diçka të frytshme mund t’ju bëjë që të flini më mirë kur të ktheheni sërish në shtrat.
  3. Mënyra e tretë është të trajtoni simptomat. Mos e humbni fokusin. Mendoni për një provim përfundimtar që ju shkakton më shumë shqetësim. Tani mendoni cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë. Nëse je përgatitur, ka gjasa që nota më e keqe që mund të marrësh është 7. Nëse ke zbatuar parimin për të cilin kemi folur, ka gjasa të marrësh 8 – 9.  E sa keq është 9?

Plotësisht student i Rregullit 80/20

Çfarë duhet për të qenë një student 80/20? Kujtoni rregullin: 80 % e përfitimit nga shkolla mund të arrihet duke bërë mirë 20 % – shin e duhur të aktivitetit.Duke zbatuar këtë parim të thjeshtë për mësimet, detyrat, provimet dhe fusha të tjera të jetës suaj, mund të keni një përvojë më të këndshme universitare. Kujt nuk do t’i pëlqente të kishte nota më të mira dhe të argëtohej më shumë?

 

 

 

© 2001 Instituti “Jeta e Re” Inc. Stegve Douglass.  E pershatur me leje nga libri:”How to Get Better Grades and Have More Fun”, botuar nga Success Factors.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: