Kampusi im

Home » Opinion » Lajm » Studentët e UAMD-së me punime brilante në “Student workshop III” – UAMD LAJM

Studentët e UAMD-së me punime brilante në “Student workshop III” – UAMD LAJM

Në universitetin “Aleksandër Moisiu”, sot është organizuar “Student workshop III”, një iniciativë e nisur nga

pedagogët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, për punimet më të mira të atyre studentëve që kanë paraqitur gjatë kurseve.

Ky është viti i tretë që organizohet workshop-i studentor. Pas suksesit të dy viteve më parë, ku studentët që morën pjesë në “workshop II” u punësuan në mënyrë të menjëhershme nga disa biznese që ishin të pranishme dhe panë punën e talentin e të rinjve të UAMD-së, stafi pedagogjik i mëshon fort idesë që kjo iniciativë të vijojë përgjatë gjithë viteve të ardhshme.

Lindita Mukli, Dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, thotë se i gjithë stafi i pedagogëve mbeten përherë të befasuar nga puna jashtëzakonisht e mirë e këtyre studentëve, të cilët kanë pasur gjithnjë përkrahjen e pedagogëve përkatës.

Profesori në fushën e teknologjisë së informacionit, Nexhmi Mezani, tregon veç të tjerash edhe benefitet e workshop-eve, të cilat janë shumë të nevojshme jo vetëm për kualifikimin e studentëve, por njëkohësisht edhe shërbejnë si urë lidhëse ndërmjet universitetit dhe biznesit gjatë aktiviteteve tregtare që kanë si bazë teknologjinë e informacionit.

Uendi Çerma, një nga studentet e Multimedias, i sheh workshop-et si një mundësi tejet të mirë për të gjithë studentët që të jenë pjesë me idetë dhe projektet e tyre.

Workshop-i studentor është një nga aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për studentët. Punimet e studentëve janë urë lidhëse mes jetës universitare dhe interesave të bizneseve dhe institucioneve, pra shkëmbim përvoje dypalëshe. Aktivitete të tilla nxjerrin në pah studentët më të vullnetshëm për t’u përballur me tregun e punës dhe me ngritjen e nivelit të arsimimit. Për zhvillimin e këtij aktiviteti studentët kanë patur mbështetjen e pakushtëzuar të stafit akademik, me nivel të lartë profesional.

Studentët pjesëmarrës në “Workshop III”

Uendi Çerma, Elisa Qylafi, Megi Xhameta, Egzona Brankollari, Enxhi Marku, Xhuljano Plaku, Asllan Jeshili, Jurgen Çami, Brolin Dakoli, Emiljana Ndoca, Shyqirie Skeja, Endri Sofia, Saimir Çiraku, Stefani Totokocopullo, Jona Hoxhaj, Silvio Deda, Said Duleviç, Paola Topi, Rudina Doda, Donald Gjinaj, Denald Hushi, Ingrid Kau, Kejvi Shtama, Iljon Zibitko, Eeugen Jaha, Arlinda Kola, Ervin Kurti, Arnold Hazisllari

 

 

Fotogaleri/

This slideshow requires JavaScript.

S.L. /portali DurresLajm/


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: