Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » Shkenca e zemërimit? Si na e errëson arsyen?

Shkenca e zemërimit? Si na e errëson arsyen?

Me aq sa dimë, zemërimi është një prej formave më të vjetra dhe primitive të emocioneve. Besohet që të jetë ngulitur në trurin tonë mijëra vite më parë, për të na ndihmuar të mbijetojmë në kohë më të vështira. Atëherë, burimet si ushqimi, streha dhe shoku/shoqja ishin t ëvështirë të gjendeshin. Zemërimi ishte si pasojë, një emocion jetik, që u jepte paraardhësve tanë shtytjen e domosdoshme dhe fuqinë për të mbijetuar, kur siguria e tyre, apo shansi për t’u ciftuar, viheshin në rrezik.

Ndonëse jetët tona janë më pak shpesh në rrezik se sa ato të paraardhësve tanë, mendjet tona ende reagojnë ndaj disa stimujve të zemërimit, një prej të cilëve është kur trajtohemi padrejtësisht. Sapo dikush ju bërtet apo ju sheh vëngër, amigdala në trurin tonë i bie alarmit, duke shkaktuar clirimin e dy hormoneve të rëndësishme – adrenalinës dhe testosteronit – që përgatisin trupin për agresion fizik.

ashtu si amigdala, aktivizohet edhe korteksi parafrontal. Kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për vendim-marrjen dhe arsyetimin, duke u siguruar që të mos reagoni në mënyrë joracionale ndaj situatës. Sipas studimeve, koha mes zemërimit fillestar dhe një reagimi më të matur nga korteksi është më pak se dy sekonda. Kjo shpjegon edhe popullaritetin e këshillës së vjetër, për të numëruar deri në dhjetë nëse ndien se po të zien gjaku.

Pranohet gjerësisht se burrat dhe gratë e ndiejnë ndryshe zemërimin. Gratë kanë më shumë gjasa të ndjejnë zemërimin tek rritet ngadalë, gjë që kërkon kohë të shpërndahet, ndërsa burrat e përshkruajnë ndjenjën si një zjarr që shtohet brenda tyre shumë shpejt. Kjo ndodh për shkak se burrat kanë një amigdalë më të madhe se gratë, dhe kjo është arsyeja përse, statistikisht, burrat janë më agresivë se gratë./Bota.al


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: