Kampusi im

Home » Sugjerime » Kur mendoni shumë, truri futet në një cikël meraku. Ja 11 këshilla për të mos e bërë

Kur mendoni shumë, truri futet në një cikël meraku. Ja 11 këshilla për të mos e bërë

1. Mësoni të jeni të vetëdijshëm

Hapi i parë për të ndaluar veten nga mendimi me tepri është të mësoni se jeni duke e bërë këtë. Pra të jeni të vetëdijshme. Sa herë që e gjeni me ndjenjë stresi, ose të shqetësuar, bëni një hap pas dhe vëzhgoni gjithë situatën. Sapo të mësoni të kapni veten duke menduar me tepri, ju do të jeni në gjendje të mos lejoni që të ndodhë kaq shpesh. Provoni këshilla këto për të jetuar në këtë çast.

2. Merrni mendimin e dikujt tjetër

Jeni mësuar të ecni përpara vetëm, por thënia e vjetër dy mendje janë më mirë se një, është e dobishme. Pyesni dikë tjetër për atë gjë për të cilën po mendoni shumë, dhe shihni se çfarë ka për të thënë ai ose ajo.

3. Ruani pozitivitetin

Shumë njerëz nisin të mendojnë me tepri sepse janë të frikësuar. Mendojnë për gjithë gjërat që mund të shkojnë keq. Në vend të kësaj, filloni të përfytyroni gjithë gjërat që mund të shkojnë mirë, dhe mbajini ato mendime fort në mendje.

4. Kërkoni shpërqëndrime

Kur filloni të mendoni me tepri, ngrihuni dhe ndërroni vend. Studimet kanë treguar se një këndvështrim i ri mund të mjaftojë për t’ju shkundur nga një proces i padobishëm të menduari. Mundeni gjithashtu të shpërqëndroni veten me një hobi të ri, si vrapimi, kërcimi, qëndisja, apo mësimi i një instrumenti.

5. Mbani një shenjë “SOPT!” të shkruar me dorë në tryezë apo në pasqyrën e banjës. Këshillat pamore mund t’ju bëjnë të ndërprisni procesin e të menduarit me tepri.

6. Pushoni së qëni perfeksionistë

Gjërat nuk shkojnë asnjëherë si plani, dhe me këtë duhet të mësohemi të gjithë. Mos mendoni që gjithçka duhet të jetë perfekte, është në dëmin tuaj kjo. Më e rëndësishme është që të gjeni kënaqësi duke bërë përparime, se sa që çdo gjë të jetë e përsosur.

7. Përfytyroni një fund të lumtur

Lutja ose meditimi për një rezultat pozitiv do të bllokojë mendimet konfuze apo negative që keni. Përfytyrimi i objektivit tuaj mund të ndihmojë të lehtësojë ankthin që ndjeni dhe t’ju mbajë të motivuar.

8. Vendosni një “alarm”

Kur i jepni vetes shumë kohë për të marrë një vendim, kjo shkakton mendime me tepri. Do ta shihni situatën nga shumë kënde, dhe rezultati në fund do ju stresojë. Vendosni një limit kohor për veten, se sa kohë duhet të mendoni për një gjë, para se të merrni një vendim. Përshtateni atë kohë në varësi të madhësisë së vendimit.

9. Hiqni dorë nga kontrolli

Ndonjëherë mendoni se e vetmja mënyrë që diçka të bëhet, është nëse e bëni ju. Kjo vendos shumë përgjegjësi mbi shpatullat tuaja. Kuptoni se është ok të bëni gabime dhe se shumë herë mësoni dhe rriteni prej tyre.

10. Rrethohuni me njerëz pozitivë

Rrini larg tipave të merakosur, miq që kanë prirjen të mendojnë me tepri ashtu si ju. Nëse rrini me dikë që mendon pozitivisht, do të filloni edhe ju të bëni të njëjtën gjë.

11. Jetoni momentin

Ndaluni, ngadalësoni, dhe jini mirënjohës për kujtimet që po krijoni në këto momente. Mos lejoni veten të analizoni të shkuarën dhe të shqetësoheni për atë që duhet të bëni në të ardhmen. Fokusohuni në të tashmen. / Reader’s Digest – Bota.al

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: