Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Leksioni i hapur: “Rajoni i Gjirit Persik dhe sfidat e transformimit” – UAMD Lajm

Leksioni i hapur: “Rajoni i Gjirit Persik dhe sfidat e transformimit” – UAMD Lajm

Në kuadër të veprimtarive të Departamentit të Shkencave Politikenë datë 08.06.2017 është zhvilluar Leksioni i hapur me temë:“Rajoni i Gjirit Persik dhe sfidat e transformimit”, organizuar nga Dr. Edlira Titini, ku ishte i ftuar diplomati shqiptar z. Kujtim Morina, ish ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kuvajt, si dhe zv.rektori i UAMD, z. Lekë Sokoli.

Objektivat e këtij takimi ishin: së pari të informojë studentët e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike, si studiues, analistë, politikanë a diplomatë të ardhshëm lidhur me rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Gjirit Persik, me sfidat konkrete me të cilat ai po përballet, por edhe rreth kulturës, traditave, respektimit të të drejtave të njeriut, mënyrës së qeverisjes në monarkitë absolute e kushtetuese, si forma në zhdukje të qeverisjes,transformimet ekonomike e politike etj. ; së dyti të nxisë interesin e studentëve për të njohur më thellë këtë rajon nevralgjik në politikën ndërkombëtare dhe njëkohësisht t’i nxisë ata për kontribute shkencore në të ardhmen.

 

18920529_305840459861152_8224600725914552178_n-e1497037079251.jpg

 

Së fundi, në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga departamenti i Shkencave politike synohet që ky takim të pasohet nga të tjerë për të bërë më të prekshme për studentët mundësinë, për të mësuar prej eksperiencës së ekspertëve të fushës e jo vetëm, përmes leximit të literaturës.


Takimi vijoi me diskutime ndërmjet panelit e studentëve në sallë dhe rezultoi i efektshëm.

 

 

 

©UAMD – Faqja zyrtare

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: