Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » Ja pse gorillat këndojnë gjatë të ngrënit

Ja pse gorillat këndojnë gjatë të ngrënit

gorrilla_duke_ngrene.jpg

Shkencëtarët kanë zbuluar së fundmi se hungërimi dhe “kënga” e gorillave gjatë të ngrënit është një paralajmërim që askush të mos i shqetësojë gjatë vaktit të tyre. Kjo ndodh zakonisht me gorillat meshkuj. Hungërima e tyre është me tonalitet të ulët, dhe në disa raste merr formën e një melodie, gjatë përtypjes së degëve të tyre të preferuara, çka ka nxitur studiuesit ta quajnë “këngë”.

 

 

Ashtu si njerëzit që pa mendje këndojnë me vete “Baba daba daba daba daba daba dab” edhe gorillat duket se bëjnë diçka të ngjashme. Më parë mednohej se gorillat e bënin këtë nga kënaqësia e ushqimit, por në studimin e fundit thuhet se kjo ndodh për t’u treguar kolegëve të grupit se për momentin ata janë të zënë me ushqimin dhe nuk duan tërheqje të vëmendjes.

“Ne zbuluam se meshkujt e rinj ishin hungëritësit më të shpeshtë dhe kënga e tyre bëhej kur ata përtypin disa lloje të caktuara bimësie. Gorillat asnjëherë nuk hungërinin melodi kur hanin insekte”, shkruanin studiuesit, duke shtuar se tingëllimat ndodhnin me shumë gjatë ngrënies së bimësisë ujore dhe farave.

Studimi thoshte më tej: “Ne besojmë se tingujt e ushqimit kanë një funksion shoqëror. Ata mund të jenë duke u sinjalizuar gorillave dëgjuese se për momentin janë të zënë duke ngrënë, sidomos për gorrillat kryesuese të grupit të cilat marrin vendimet kryesore. Kështu që merr kuptim fakti që me këngën e tyre ata sinjalizojnë se po hanë dhe më pas sinjalizojnë se kanë mbaruar së ngrëni me mbarimin e këngës. Pra me qetësinë e tij mashkulli dominant sinjalizon gatishmërinë ose tërheqjen e vëmendjes së grupit”. /Sot News

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: