Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Lulëkuqe dhe Margarita – Kritikë nga Xhensila Peposhi

Lulëkuqe dhe Margarita – Kritikë nga Xhensila Peposhi

18278956_1856208791315378_746597847439217083_o.jpg

E njoha përmes vargjeve si shpërthim i shpirtit valëzues mbi gjithesinë e ndjenjës që bindshëm posedon! E njoha përmes shikimit të harmonizuar me emocionin polar që ajo përcjell në poezinë e saj universale! E njoha ashtu siç njihet dikush prej një jete, në pasaportën e parë poetike! Paradoksale se si trupi i një vajze të re mbart një shpirt të rrekur shekullor! Mund të konsiderohet padyshim një poete e brishtë e ngërthyer nga poezia e gjallë me permasa të thella dimensionale që banon në shpirtin e saj femëror! Me librin e saj “Lulëkuqe dhe Margarita ” ajo na shfaq botëmadheshtinë e saj krijuese. Në shfletimin e vëllimit të saj të pare mungesa për babain në shpirt përbën shkrirjen e dhimbjes me dellin poetik individual, gjë që e ben poezinë e saj të prekshme, reale, harmonike dhe mjaft të lehtë për t’u ndjerë.

 

Ajo na dhuron me anë të poezisë dashurinë e madhe për epiqendren e të gjitha dashurive të tjera, serafinën qe e vesh me poezi, muzën e frymezimit, nënën e saj, e cila tashmë mban mbi supe rolin e shumëanshëm prindëror. Me dhimbje dhe forcë poetja shpalos dashurinë e fortë të guximshme shkrirë në simbiozën e vlerave, sigurisë, lumturisë si dhe mishërimit të babait. Tashmë ajo ka gjetur çdo gjë që i mungon. Çdo plotësues të ‘egos’ së saj sa të brishtë po aq edhe të forte që merr vlerë si përcaktuese kryesore e identitet, i cili synon të rritet bashkë me vitet, me ëndrrat e frymën e të munguarve  plagë kjo perjetsisht e pashërueshme.

 

Dashuria për Zotin, si prehje prej secilit trishtim dhe arsye ekzistenciale mëton të zberthehet lehtesisht në elementet religjoze që poetja ka zgjedhur të stolisë poezinë tok me dashuritë që udhëheqin botën. Ndër vargje dëgjojmë zërin poetik në përpjekje të vazhdueshme për të goditur ‘foshnjërinë e të rriturve’ të gdhendur me emër e jo me vepra. Guximi në penë e më tepër në ndjeshmëri është prijësi i fuqishëm i të gjitha qelizave që ndërtojnë materien poetike. Letërsia më e bukur është shpalosja e copëzave të shpirtit ne vargje. Poetja e re këtë e bën më së miri, andaj jemi në pritje të ndjesive po kaq magjike sa na dhuroi margarita e parë.

 

 

15542079_1786597331609858_531010041485193087_n.jpg

Edona Paloka më parë ka promovuar librin e saj me poezi në ambjentet e universitetit “Aleksander Mosiu” Durrës. Libri është një përmbledhje e krijimtarisë gjatë tre viteve studente në këtë universitet. 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: