Kampusi im

Home » Opinion » Lajm » Universiteti ‘Aleksandër Mosiu’ akreditohet nga britanikët – Lajm

Universiteti ‘Aleksandër Mosiu’ akreditohet nga britanikët – Lajm

18_big

 

Universiteti ‘Aleksandër Mosiu’ në Durrës është akredituar më në fund nga një agjenci prestigjioze britanike. Lajmi është bërë i ditur nga Rektorja e këtij Universiteti, Kseanela Sotirovski, e cila pasi ka përshëndetur konferencën e parë ndërkombëtare të informatikës dhe teknologjisë së informacionit, tha se së shpejti nis edhe akreditimi i programeve të studimit.

 

Kseanela Sotirovski: Dua tu jap lajmin se Universiteti jonë rishtazi u akreditua nga Agjencia britanike e Akreditimit dhe mori një akreditim institucional për katër vite akademike. Ne jemi shumë të egër në rrugën tonë të suksesit dhe jemi gati që të fillojmë tani me akreditimin e programeve tona të studimit.

Konferenca është zhvilluar në mjediset e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ nën kujdesin e fakultetit të teknologjisë së informacionit dhe institutit kanadez të teknologjisë.

Drejtori i institutit kanadez të teknologjisë, Habib Hamam, u shpreh se konferenca në fjalë përbëhet nga tre pjesë, proçesi i kërkimit, kërkimi dhe profesorët dhe pjesa e tretë kërkimi dhe studentët.

Takimi është përshëndetur edhe nga përfaqësues të bashkisë Durrës si dhe pedagogë të universitetit dhe fakultetit të teknologjisë së informacionit.

 

 

 

/Oranews.tv /

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: