Kampusi im

Home » Opinion » PSIKOPATËT – “FILOZOFË” TË KËTIJ SHEKULLI –

PSIKOPATËT – “FILOZOFË” TË KËTIJ SHEKULLI –

tumblr_static_tumblr_static__640.jpg

Aty ku pula ha gurë në vend të gurickave, aty ku dritëshkurtësia e andrallat kanë mbytur tokën e lënë djerrë e të gjakosur, aty ku mendja shitet për dy lekë, e leku harxhohet për dy palë mend, – aty lindin psikopatët filozofë. Të tillë janë ata miopë, ata të mençurit e botës që venë një palë gjyslyke, bashkojnë dy duart, rrudhe e stërrrudhen derisa nxjerrin dy fjalë, e megjithë seriozitetitn e merituar në këto caste, ia këputin ndonjë përralle interesante, të cilën, po ata të papunë, të pa ditur e gjysëm të ditur, ata, gjenitë e sarkazmës, pjella më e mirë e fundërrinave bardhoshe akull, priren të besojnë në thellësi katran shpirti.

 

Që nga hitlerianët e deri tek nard-ndokistët shumë të përfolur kohët e fundit ( po aq të vërtetë dhe jo për t’u tallur, po për të qarë!), kemi të fshehta e të fshehta. Ky llum I stërgjatë me koka e stërkoka pa tru, duke qenë se është mësuar të thotë shumë gënjeshtra të vërteta , aq sa me lehtësi I beson dhe vetë , ka arritur deri aty sa të përmirësojë edhe cilësinë e diellit!!! Një arritje aq e madhe sa perëndimorët na kanë zili!!!

 

Megjithë këtë zhvillim të lartë shkencor që kemi bërë (kanë bërë) perëndimorët urojnë që gjatë rrugës për në Diell (bashkë me llumin e shpirtin katran) truri të na piqet e të na digjet. Nuk do të kishte gjë më intreresante sesa të shihje duke ngrënë kokoshka trutë e ndritur të kombit, të piqeshin, të digjeshin mjaftueshëm e të plasnin duke shpërndarë diturinë hyjnore e aq gjigande që mbartin në cdo qelizë. Vetëm atëherë përfundimisht do të ishim më të zgjuar dhe do të kishte më shumë psikopatë- filozofë.

 

Drita e diturisë hyjnnore ndricoftë mbi kokat tona! Paqja e njerëzia shfarrostë cdo sksaj të kësaj toke të dënuar nga psikopatët-filozofë! Zoti mos lejoftë mëkatarët të krijojnë më shumë kukulla mëkatare! Bëftë që egoistët, që moralistët e shitur, gjenitë e vetshpallur, fjalëartët idiotë e zemërarnuar, të shporren nga këto male të lartë e hijerëndë, nga këto fusha të gjera, nga këta lumenj të kulluar, nga këta lisa të gjatë,( sic thotë edhe I madhi Naim), nga kjo tokë e bekuar, e puthur nga mrekullitë. Zoti dhe vetvetja na mbroftë nga çmenduria therrëse e këtij shekulli të shthurur!

 

 

©kampusiim

Megi Kullësi, studente, UAMD

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: