Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Katër nivelet e leximit në poezinë “Ku po shkon me ato qese plastike?” – Xhesika Lika

Katër nivelet e leximit në poezinë “Ku po shkon me ato qese plastike?” – Xhesika Lika

tumblr_ndi6v8mAm21smdeb2o1_1280.jpg

Ku po shkon me ato qese plastike?

1. Ai burrë me dy këmbë të çala

dhe disa copa palltosh te rreckosura, 
i ulur në një qoshe të stacionit të trenit, 
i palarë dhe i rrethuar nga neveria 
si një duhmë e rëndë,
edhe pesë blloqe larg,

ai është një tundim i tmerrshëm,
sa herë që kaloni aty:për t’i dhënë fund
kësaj jete rutinë si një rrumpallë,
per ti hedhur çelësat dhe ulur pranë tij.
Ndoshta kjo mund të festohet 
Si një kthim ne dritën e shenjtë
që shkëlqen në kullotat e ëndrrave
e të gurëve parahistorikë
të shtrirë thellë në fëmini,
kur uleshit dhe vështronit njerëzit 
që kalonin rrugës.

 


2. Kjo,nëse kthimet në origjinë do të ekzistonin.
Por Gladstone Gander i ka spërkatur fushat 
me helm dhe Donald Duck e nget traktorin e tij
rreth e përqark nën dritën toksike,

ndësa ja merr një kënge nga Gene Autry.

Nuk ka asgjë të shenjtë këtu, 

përveç parasë kesh,lakuriqësisë dhe kimisë. 

Fushat me gurë parahistorik janë plasur 

me dinamit.

Ku po shkon kështu me ato qese plastike?

– Niels Hav

 

Leximi i parë (leximi i sipërfaqes)

Kjo poezi në vështrimin e parë nuk po përpiqet të na tregojë një ngjarje nga një jetë e zakonshme,po përpiqet të na flasë neve për atë çka po i bëjme kësaj bote. Në leximin sipërfaqësor ne kuptojmë një endacak te ulur në qoshe të stacionit të trenit,të rreckosur,të pisët era e të cilit nuhatet që larg,më pas ne shikojmë një kalimtar të thjeshtë i cili është i lodhur nga rutina e jetës së përditshme dhe endacaku i duket si tundimi më i mire për ta harruar këtë botë,e për tu kthyer pas në kullotat e ëndrrave dhe në gurët parahistorikë kur uleshin dhe vështronin njerëz qe kalonin rrugës.Por realiteti është shumë ndryshe nga origjinali.Realiteti është kthyer në një botë kartonash ku Gladstone Gander dhe Donald Duck i kanë spërkatur fushat me helm dhe gurët parahistorik janë shkatërruar me dinamit,edhe ai se kupton se cfarë ka të shenjtë kjo gjë,paraja,lakuriqësia,lëndet kimike këto janë të shenjtat tani?Edhe në fund ai i drejtohet me një pyetje retorike:”Ku po shkon kështu me ato qese plastike?”Në mënyrë që të ndalim dhe të reflektojmë për atë që po bëjmë. Kjo poezi duket kaq indiferete ndaj jetës së re fallso,plastike,toksike,jetë së parave sepse po na zhduk nga gurët parahistorik dhe kullota e ëndrrave të së shkuarës.

 

Leximi i dytë (leximi i teknikës)

Poezia paraqet dy rrafshe kohore të tashmen dhe të shkuarën.Ne pjesën e parë shikohet se personazhi ynë është me këmbë në tokë në të tashmen por mendja e tij është në të shkuarën.Atmosfera në fillim të pjesës së parë është shumë e trishtueshme më pas ajo vjen dhe gjallërohet me nostalgjitë për të shkuarën.Ne pjesën e dytë personazhi ynë kthehet në të tashmen dhe poezia mbështillet nga një atmosferë e tensionuar ,vargu I fundit i vendos vulën të gjithave,ku edhe vetë lexuesi tensionohet e bie në mendime:”Ku po shkon kështu me ato qese plastike?”

 

Leximi i tretë (leximi i mendimit)

Kjo për mua është poezia e qartësisë për të tashmen dhe e evokimit për te shkuarën.Na lajmëron për botën plastike fallso që po formohet me rutinën e saj të mërzitshme.Bota po shëndrrohet në një qese plastike ose në një botë kartonash.Dhe duhet vetëm një endacak për të na shkëputur nga kjo rutinë,e për të na kthyer në të shkuarën e shenjtë,në të shkuarën e gurëve parahistorik.Tani fushat e gurëve parahistorik janë të palsura me dinamit.Personazhi është i lodhur nga kjo botë që lufton për para,për lakuriqësine,për lëndët kimike sa ndjenja e tij vjen si një shpërthim:”Ku po shkon kështu me ato qese plastike?”

 

Leximi i katërt (leximi i vetvetes)

Burri këmbëçalë dhe i rreckosur qëndron në qoshe të stacionit i rrethuar nga neveria,të ulem pranë tij më ndihmon të harroj këtë rutinë të mërzitshme dhe të kthehem në të shkuarën e kullotave të ëndrrave dhe të gurëve parahistorik,ku qëndronim të ulur e shikonim njerëzit që kalonin rrugëve.Tani bota është kthyer në një botë kartonash ku njerëzit bëjne çfarë të duan me të.Kullotat e ëndrrave nuk janë më të shenjta tani janë vetëm paratë kesh.Dinamiti i ka shkatërruar fushat me gurë parahistorik.Po ti ku po shkon me ato qese plastike?Reflekto!Kjo botë po shkatërrohet nga gjërat fallso,origjinalija, e bukura dhe e thjeshta po humbasin.

 

 

©kampusiim                                                                                                                                    Xhesika Lika, studente, UAMD

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: