Kampusi im

Home » Krijim » Nje njeri i doli para trenit – Analizë nga Manjola Hushi

Nje njeri i doli para trenit – Analizë nga Manjola Hushi

 

 

tumblr_o87vutAQME1vnqb1wo1_500.jpg

 

 

Sot nje njeri u shtri ne shina
Dhe e priti trenin me sy
Hapë
Trenin tem
Qe conte ne pune 1000 te rriturn
Te randuem nga dita e djeshme
E mu me dhemb shtati
Kur e mendoj perplasjen
Shtypjen
Kalimin
Nje njeri nen tren
Nen peshen e jetes teme .

Entela Tabaku Sörman

 

 

Analiza e poezisë

Poeti na jep nje lloj imazhi dhe kur e lexova poezine për herë te parë ,gjithe mendimi im vërtitej se si nje njeri mund ti dalë para trenit, si? … Çfarë? Dhe pa përcjellë asnjë ndjesi të dhimbjes.

Ajo që shohim në poezitë e saj është një veshje e lehtë e qëndisur me arsyen për ti bërë lexuesit të arsyetojnë ,te mendojnë por së pari kjo poezi vishet nga një imazh i tmerrshëm e të dashur lexues, nuk është e cuditshme nese ky njeri e pret trenin me sy hapur. Faktikisht duket sikur kjo rëndon më shumë te poetja … Ky njeri është nën trysninë e saj… Lind pyetja ,Kush është ky ,a është vertet nje tren apo dicka tjeter? A duhet hamendësuar nëse ky njeri i doli para trenit apo është vetem një imazh i ngritur në imagjinaten e saj…?

Le te shohim se ku ngecim. Poezia na hedh diku ,nëpër skutat e errëta të ndërgjegjes .Asnjeri prej nesh nuk ka një ndërgjegje të paster edhe pse na vjen keq për këtë njeri. Ajo gjëja është tren por ashtu si makina është mjeti shkaktar i një fatkeqësie, ai është mjeti qe ecën ngadalë dhe ndërkohë ky njeri e pret vdekjen ngadalë. Por poetja nuk e përdor asnjëherë fjalen vdekje . Treni conte ne pune 1000 te rriturn, te randuem nga dita e djeshme ,megjithatë ata nuk dinë asgjë ,janë thjesht kalimtarë dhe ata janë te rritur ,mos kjo do te thotë se ai njeri eshtë një fëmijë? Ja pra ,ai mund të ishte një njeri që punonte për copën e bukës edhe ai mund ta kishte bërë atë rrugë. Kjo është njolla e shoqerisë tonë, e realitetit ku jetojmë.

Poezinë e ndaj ne dy pjesë sepse kemi dy përjetime ,dy gjendje emocionore dhe dy gjendje kohore (sot dhe tani) .Ky njeri i doli para trenit ,sot ,duket sikur ajo e ka parë por shikoni si e mban përbrenda përjetimin. E priti me sy hapë. ky/kjo nuk kishte frikë ,per të ishte dicka e zakonshme. Ose kaq e pat! Kemi vargun: trenin tem … Cfare ndodhi ,e futi gabimisht poetja kete varg? Do t’i bashkohet ndienjës së tij të vetvrasjes…? Dhe treni ,shinat …pastaj treni i saj është vetem një simbiozë ,ajo po shtrengon duart ne nje farë mënyre ,një mënyre për të demonstruar emancipim ,bashkim … Pra dhe për ne është dicka e zakonshme?! Keshtu, përjetimi i poetes bëhet aq i madh sa ajo thotë ” trenin tem” ,i dhimbset ,ndihet fajtore ,ndihemi fajtorë Nje njeri nen tren Nen peshen e jetes teme

Treni është ajo dhe ai njeri është nen peshën e saj, diçka sublime, ndienjë e nënshtruar, e përpjestuar me mijëra vuajtje te tij, ja pse po i dhembte shtati. Te gjithë mund të ishim në vend të tij por jo ai/ajo, ne duhet të kishim zënë vendin e tij. Sa prej nesh bëhen gati të ndalojnë trenin, ai nuk ka frena.

Por ndonjëherë ky mjet pa frena jemi ne… A po e ndieni dhe ju se po ju ngërthen një ndjesi, se po ndizni nje dëshirë për t’ia ndryshuar rrjedhën ngjarjes? Ajo bëhet tren por treni smund te ndiejë, ne mundemi.

 

 

 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: