Kampusi im

Home » Opinion » Pse disa njerëz frymëzojnë më shumë besim?

Pse disa njerëz frymëzojnë më shumë besim?

o-TRUST-facebook.jpg

Sepse shprehin më qartë emocionet e tyre, përmes fytyrës: sa më e dukshme të jetë ajo që ndien një njeri, aq më shumë përgatitemi ç’të presim prej tij apo prej saj. Ky është rezultati i një studimi gjerman i Universitetit të Lybekut, ku 94 vullnetarë të të dy gjinive ndoqën filmime ku disa femra shprehnin me fytyrën e tyre, emocionet e trishtimit apo frikës. Pasi e kishin parë, duhej të shtypnin një buton ku të zmadhonin në ekran pamjen e secilës prej femrave, bazuar në atë se me cilën do të donin të afroheshin dhe të bisedonin.

Sa më i besueshëm që të jetë një person, aq më shumë mund t’i afrohemi pa ndrojtje. Po kështu duhej të thoshin se sa dakord ishin me pohimet si: “Do të doja të flisja për problemet e mia”, apo “Do të doja ta takoja në jetën reale”.

Nga studimi doli që vullnetarët konsideronin më të besueshme gratë që kishin shprehur më mirë gjendjen e humorit gjatë filmimit.

Pra, të kuptuarit e emocioneve nga fytyra e një personi na bën të prirur që të mendojmë mirë për të dhe shkakton kënaqësi: me rezonancën manjetike funksionale, në fakt, studiuesit vëzhguan që në këtë rast aktivizohen zonat e trurit të shpërblimit, pra atë që “ndizen” kur marrim një çmim apo një shenjë mirënjohje. /bota.al

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: