Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » 7 arsye të forta pse duhet të besoni tek vetja…

7 arsye të forta pse duhet të besoni tek vetja…

Screen-Shot-2015-06-10-at-22.23.00

OSKAR NOWIK

Disa njerëz thonë se janë burimet, fati, bekgraundi apo lidhjet, ato që krijojnë njerëz të suksesshëm. Ndërkohë qëbie dakord se këta, si dhe shumë faktorë të tjerë ndikojnë në rrugën e cdo individi, faktori që kontribuon më shumë në arritjen e dickaje të rëndësishme është vetëbesimi. Pa këtë përbërës shumë të rëndësishëm, nuk ka shumë gjëra që mund të të ndihmojnë.

“Dallimi më i madh që kam vënë re mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve të pasuksesshëm nuk është inteligjenca, apo shanset, apo burimet. Eshtë besimi se mund t’i realizojnë objektivat e tyre”, ka thënë James Clear.

Për t’u futur në rrugën e suksesit, duhet të kuptosh se mendja jote luan gjithmonë kundër teje. Ajo nuk do t’ia dijë për objektivat e tu të mëdhenj, e vetma gjë që ajo do është që të të mbajë gjallë. Kështu që, ne përjetojmë vonesat, dyshimin tek vetja, mendimet negativë, ankthin e kështu me radhë. Mënyra më e sigurtë për të kapërcyer këto pengesa është të mos i besojmë, dhe të besojmë me të vërtetë tej vetja jonë.

Nëse nuk beson ti tek vetja jote, kush do ta bëjë? Sinqerisht, nëse ti nuk beson që do ia dalësh, atëherë, si do të mund të mendojnë të tjerët? Le të themi që ti do të ndërtosh një biznes të suksesshëm, dhe ke nevojë të bindësh investitorët, që ideja jote ia vlen të financohet me paratë e tyre. Gjëja e parë është që të besosh absolutisht se koncepti ytë do të ketë sukses, përndryshe askush nuk do të besojë në të. As ti. Imagjino të jetosh një jetë ma krahë dhe këmbë. Ky është realiteti i Nick Vujicic. Shumë njerëz, përfshirë atë vetë, dyshonin në aftësinë e tij për të bërë një jetë normale. Ai madje u përpoq edhe të vetëvritet. Në momentin që gjeti besimin, kjo ishte pika e kthesës. Tani, NIck jeton një jetë pa kufizime, duke udhëtuar nëpër botë dhe frymëzuar miliona njerëz që të besojnë tek vetja, pavarësisht rrethanave.

Ndërton vetëbesim. Nëse nuk ke besimin e mjaftueshëm, do të thyhesh menjëherë, sapo të ndeshësh pengesën e parë. Cfarëdo që dëshiron të arrish, do të ketë pangesa të panumërta, që do të vënë në dyshim aftësitë e tua. E vetmja mënyrë për t’i kaluar është që të kesh vetëbesimin e duhur, që mundesh dhe që do ta bësh. Besimi vjen nga brenda, na një besim i thellë në aftësitë e tua.

mountain_top_t

Je një hap më pranë fitores dhe suksesit. Ka një objektiv që e ke në mendje prej një kohe të gjatë. Ti e di se cfarë duhet për ta realizuar dhe i njeh shembujt e njerëzve që ia kanë dalë me sukses. Tani që rruga është e qartë, të nevojitet të besosh që edhe ti mundesh, dhe më pas të fillosh të veprosh. Duke krijuar këtë qasje pozitive, ti kupton se ajo që të ndan nga realizimi i objektivit tënd është thjeshtë cështje kohe dhe pune. Ndjesia e të qënurit më pranë objektivit rrit në mënyrë drastike shanset për ta realizuar.

Frymëzon veten për të vepruar. Sapo sheh që po arrin pranë vijës së finishit, atëherë motivohesh më shumë për të punuar drejt objektivit. Ti e di që është i realizueshëm, kështu që përpiqesh deri sa më në fund mbërrin. Michael Jordani dështoi shumë herë. Sic e pranon dhe ai vetë, ai ka humbur me mijëra goditje në kosh dhe qindra ndeshje. Megjithatë, ai kuptoi se është pjesë e procesit kështu që e përdori si një forcë shtytëse për të punuar edhe më fort. Ai thekson madje se është dështimi që i mundësoi të shkojë drejt sukseseve të mëdha. Qasja e Jordanit është dicka që të gjithë duhet ta huazojnë. Kur dështon herë pas here, duhet të dish që je më pranë triumfit.

Krijon qasjen pozitive që nevojitet për suksesin. Të jesh negativ dhe të parashikosh skenarin më të keq është gjëja më e kollajtë që mund të bësh, për të mos i realizuar asnjëherë objektivat e tu. Për shkak të vetëbesimit, qasja jote bëhet ajo e duhura. Nuk ka mënyrë për të bindur një njeri që nuk beson, se mund t’ia dalë. E njëjta gjë vlen për të bindur njerëzit me qasje pozitive, që ata munden.

tny-7.jpg

Kupton që dështimi është pjesë e procesit dhe i përkohshëm. Niklas Hed, bashkë me ekipin e tij të prodhimit të lojërave krijoi 51 lojëra elektronike dhe të gjitha ishin dështime. Megjithatë, kjo u bëri të mundur të ndërtojnë Angry Birds, një aplikacion që dominoi celularët dhe u shndërrua në një fenomen mbarëbotëror. Dështimet e panumërt u duk se ishin celësi i suksesit. Disa mund të mendonin se krijimi i 51 lojërave të pasuksesshme do të thonte që dështimi ishte i pashmangshëm. Por ai rezultoi thjeshtë i përkohshëm. Nëse je duke përjetuar vetëm dështime, mos hiq dorë, ndoshta prova e radhës do të jetë momenti yt i kthesës.

I lë mendimet negativë të largohen. Sa herë i ke thënë vetes që nuk mundesh? Mua më ka ndodhur shpesh, dikur. Eshtë shumë e lehtë të gjesh një justifikim që tingëllon i arsyeshëm, përderisa truri ynë “vdes” të arsyetojë. Duke ushqyer trurin me mendime pozitivë dhe pohime vetëbesimi, ti nuk lë vend për mendimet pesimistë. Edhe kur ata vijnë herë pas here, qasja jote me vetëbesim i dëbon menjëherë. LHack/Bota.al

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: