Kampusi im

Home » Opinion » Ja çfarë të bën të lumtur

Ja çfarë të bën të lumtur

plant-care-thumb.png

 

 

Ndonjëherë gjithçka që do të bënte të lumtur është të dhurosh dashuri. Të kujdesesh me sinqeritet për diçka apo dikë, pa u frikësuar se kjo do t’i lëndoj ata ose ty. Të shikosh se si dashuria jote rritet brenda dikujt, ashtu siç rritet një lule.

 

 

Në të përditshmen tonë jo rrallë dëgjojmë individë duke thënë se kanë frikë të dashurojnë. Kjo i bën ata të ndihen bosh. Për ta mbushur këtë boshllëk duhet diçka për t’u dashuruar, asgjë me tepër. Prandaj disa studiues kanë propozuar një ide fantastike, se si të punojmë me lumturinë tonë.

 

Të mbjellësh një bimë dhe të kujdesesh për të, ndihmon në arritjen e një qetësie dhe harmonie tek vetja. Ndjenjat pozitive mbizotërojnë brenda nesh kur ne fokusohemi tek mbrojtja, delikatesa e dashuria me të cilat duhet trajtuar një bimë. Ndjesia që të fal fakti se ti po kontribuon në mirëqënien e një bime, është frymëzuese. Për më tepër, kur përkujdesja jote ndaj bimës sjell bukurinë e ambjentit dhe pastërtinë e ajrit rreth teje, realizohet një simbiozë e këndshme.

 

Mbill një bimë dhe kujdesu për të. Lumturia mund të lulëzojë brenda teje, ashtu si një lule. Mbill një bimë sepse kjo mund të të mësoj si të dashurosh dhe të kujdesesh për të tjerët, veten dhe ambjentin ku ti jeton.

 

“Se mbani bimë brenda shtëpisë, nuk do të thotë që nuk e keni shpirtin e kopshtarisë. Unë veten time e shoh si një kopshtar të brendshëm”

– Sara Moss-Wolfe

 

 

 

 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: