Kampusi im

Home » Opinion » E dashur Shqipëri! – Z. Brako

E dashur Shqipëri! – Z. Brako

4206_Centar Tirane u toku proslave stogodišnjice nezavisnosti zemlje-Centre of Tirana celebrating 100 years of independence of Albania.JPG

 

Më kanë mësuar të të dua edhe kur më tregon fytyrën tënde më të keqe, edhe kur nuk përpiqesh të ndryshosh. Më kanë mësuar të të dua edhe kur të veshin me injorancë dhe të shesin për të tillë, edhe kur të qeverisin maskarenjtë dhe të tallin kinse je demokratike Shqiperi.

 

 

Më kanë mësuar të të dua kur mburresh me ekselencën e babit ministër apo mamasë deputete, edhe kur të nderojnë për bukurinë e virgjër dhe ta shesin për privilegje diplomatike.

Më kanë mësuar të të dua edhe pse që pas Ilireve mbete gjithmonë 100 vjet mbrapa ndërkohë që bota ecte në kohën qe ti vrapoje. Kur Shqipëri? Kur Shqipëri do më mësosh të të dua se pavarsisht kilometrave të paktë, mban njerëz që duan të arsimohen dhe jo ta blejnë atë, njerëz që duan të kenë kulturë jo të quhen me kulturë? Kur do të të dua se ata që të qeverisin ty vërtet do ta bëjnë detyrën?

Kur do më mësosh të të dua sepse artistët në këtë vend do të jenë vërtet artistë dhe s’do i hipin skenës vetëm sepse ca njerëz kanë paguar për ti parë? Kur do më mësosh të të dua sepse mësuesit në këtë vend nuk e shohin mësimdhënien si profesion pa e parë më parë si mision? Kur do më mësosh të të dua sepse këtu nuk vdes nga neglizhenca e mjekut, nga vonesa e zjarrfikëses apo se ambulanca s’arrin në kohë?

Kur Shqipëri do më mësosh të të dua për policinë që duam dhe jo për atë që rrezikon jetën ndërkohë që shefi lajmëron keqbërësin se nisi operacioni? Kur do më mësosh të të dua sepse se tradhëton vetveten Shqiperi? Kur do të të dua pa qenë e detyruar të them si Kuteli: “Atdhenë duhet ta duash edhe kur të vret”?! Kur moj Shqipëri?

 

 

 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: