Kampusi im

Home » Opinion » Sociale » A keni frikë nga dështimi?

A keni frikë nga dështimi?

 

original

 

Kujt I jepni më shumë rëndësi; mundësisë së fitimit të diçkaje, apo humbjes së saj? Studiuesit tregojnë se frika e humbjes është një motivues më I fortë. Për shembull, shumica e njerëzve do të preferonin që një kirurg t’u thotë se operacioni ka 90% mundësi suksesi, sesa 10% mundësi dështimi.

 

 

Ne motivohemi më shumë nga frika e humbjes, sesa nga shpresa e fitimit. Çfarë provojash po shmangni nga frika se do të humbni, në vend që të mendoni për lumturinë që mund të fitoni?

 

“Një investim që ka 80% mundësi suksesi,                                                                                    duket më tërheqës sesa një me 20% mundësi dështimi.                                                              Mendja nuk e kupton se janë e njëjta gjë.”

Daniel Kahneman

 

 

Natyrisht, nuk duhet ta zhdukni krejt frikën e humbjes. Për shembull, shumë njerëz me varësi nga bixhozi, kanë perceptime optimiste të shtrembëruara mbi atë që mund të fitojnë në bastin e rradhës. Synimi juaj është të përqëndroheni tek gjërat e përditshme të sigurta. Përqendrohuni në ato fusha ku mund të fitoni; si studimi I mëtejshëm, karriera e re, takimi me njerëz të rinj, nisja e një miqësie të re, të shkoni në palestër, apo të ndryshoni dietën tuaj. Frika e humbjes do t’iu paralizojë dhe do t’iu mbajë në zonën e rehatisë. Në vend të kësaj, përqendrohuni tek ajo që mund të fitoni nëse dilni nga zona e rehatisë dhe ndieni lumturinë që ju shtohet.

 

 

fear-of-the-unknown

 

 

“Pas njëzet vitesh do të zhgënjeheni më shumë nga gjërat që nuk vepruat, sesa nga ato që i vepruat. Kështu që ngrijeni spirancën. Lundroni larg portit. Kapni erën e mbarë me vela. Eksploroni. Endërroni. Zbuloni.”

– Mark Twain

 

 

 

 

 

Nga “Get Happy” – Dr. Anthony Gunn

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: