Kampusi im

Home » Opinion » A i dini pasojat e frikshme të stresit

A i dini pasojat e frikshme të stresit

stressed

 

 

Çdo ditë njerëzit po ekspozohen ndaj problemeve të shumta individuale e shoqërore. Gjendjapsikologjike dhe emocionale e masës prej kohësh është tepër e rënduar. Një shembull i tillë që po përhapet në mënyrë të frikshme është stresi. Të gjithë dëgjojnë për të, e përjetojnë atë por pak janë ata që e njohin ndikimin e tij.

 

 

Studiues të shumtë duke e parë të nevojshme njohjen e stresit dhe si ndikon ai tek njerëzit, kryen studime me të cilat dolën në konkluzione të rëndësishme; të vlefshme këto për të shmangur sa më shumë ekspozimin ndaj stresit. Sot stresi shihet si diçka abstrakte e cila me kalimin e kohës do të zhduket. Ky është një keqkuptim i madh, pasi stresi mund të dëmtojë shëndetin tonë pa e kuptuar pas ekspozimit për një kohë të gjatë ndaj tij.

 

Në tre dekadat e fundit, neurobiologu i Universitetit të Standfordit, Robert Sapolsky ka kryer eksperimente për të kuptuar se si stresi ndikon tek ne. Në një ndër studimet e tij, ai mbikqyr dhe vëzhgon për një kohë të gjatë sjelljet e një tufe babuinësh, të cilët jetojnë në një shoqëri hierarkike njëjtë si ne. Meshkujt alfa të tufës tregojnë dominancën e tyre ndaj femrave dhe meshkujve të tjerë me agresivitet. Edhe tek ata stresi ishte i pashmangshëm. Kështu ai mendoi se midis stresit, kënaqësisë dhe pozicionit tonë në hierarkinë e shoqërisë, ka një lidhje të fortë.

 

Kënaqësia po ashtu si stresi është e lidhur me kiminë e trurit. Kur truri lëshon WhatsApp Image 2017-04-27 at 16.41.13neurotrasmetues të quajtur dopaminë, receptorëve u dërgohet sinjali i kënaqësisë. Lidhja u vërtetua nëpërmjet një skaneri te trurit të një babuini dominant dhe një tjetri vartës. U pa se në trurin e babuinit dominant, dopamina ishte e theksuar, ndërsa tek tjetri kishte mungesë të saj. Kjo ndodh sepse truri nga presioni i pozicionit të ulët në hierarki, predispozohet nga stresi.

 

Krahas këtij konkluzioni, u mësuan dhe pasojat që stresi lë. Në momentin kur ne gjendemi përballë një situate e cila nxit prodhimin e hormoneve shkaktare të stresit, WhatsApp Image 2017-04-27 at 16.42.08presioni i gjakut rritet duke dëmtuar muret e arterieve. Dëmtim ky që i bën enët të mos zgjerohen dhe të mos qarkullojnë gjak mjaftueshem. Kjo gjë mund të degradojë në atak kardiak. Më tej hormonet e stresit shkaktojnë një zvogëlim të strukturës gjenetike të quajtur telomer, i cili mbron skajet e kromozomit nga prishja e montaturës. Stresi vret gjithashtu qelizat e trurit dhe tkurr shtrirjen e tyre në pjesën përgjegjëse të tij për memorien, duke na vështirësuar memorizimin. Prandaj dhe studentët nën ndikimin e stresit kanë probleme me përthithjen e informacioneve.

 

Por siç lartpërmenda, pasojat e stresit mund të shfaqen dhe pas shumë kohësh. Në Hollandën e fundvitit 1944, gjatë një okupacioni militar ndër të tjera u shkaktua edhe një skamje. Përjetimi i banorëve la shenja tek fëmijët e asokohe (të cilët i ndoqëm për disa dekada, deri në moshë të thyer). Në analizat e bëra këta rezultonin të dobët në shëndet dhe më të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe stresit.

 

Si përfundim, mendja është epiqendra e stresit dhe mbetet në dorën tonë mënyra e reagimit ndaj tij. Duhet të vlerësojmë situatat në mënyrë optimiste që të mos ngarkohemi psikologjikisht. Të tregohemi të aftë, të adaptohemi dhe të kontrollojmë mënyrën se si ia servirim gjërat trurit. Sepse problemi nuk është pozita e ulët në hierarki, por të menduarit në të.

 

Në çfarëdo pozite qofshim duhet të fokusohemi në faktin se si të menaxhojmë situatën për ta ndryshuar pozitën tonë. Përndryshe nëse lejojmë stresin të bëhet pjesë e çdo momenti të jetës sonë, atëherë pasojat do të kthehen në një arsye te vërtetë për t’u stresuar!

 

 

ek, student

 

 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: