Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Rëndësia e diturisë – Studenti jep një opinion

Rëndësia e diturisë – Studenti jep një opinion

 

knowlesge-sharing.jpg

 

 

Gjithsecilit prej nesh i ka ndodhur të jetë pjesë apo të përballet me probleme të ndryshme në shoqërinë ku jetojmë. Në njohjen e këtyre situatave kemi kuptuar që në shumicën e rasteve, ato ndodhin për motive banale. Dhuna verbale apo ajo fizike, bulizmi, konfliktet në familje si dhe shumë problematika të tjera kanë një emërues të përbashkët, paditurinë!

 

 

 

 

Arsimimi dhe nxënia e diturisë e ndihmon individin të formojë personalitetin e tij, 3415g5ngjashëm me cilësitë e individëve të një shoqërie të shëndoshë. Dija është një investim i kryer ndër vite tek vetja e për veten, e cila sjell një progres psikologjik, intelektual dhe kulturor. Ky zhvillim bëhet shkak për zbukurimin e një individi me virtyte si: mençuria, urtësia, largpamësia, toleranca, durimi e shumë të tjera. Falë këtyre virtyteve investimi i kryer në vetvete, kthehet në një investim për një shoqëri të tërë.

 

 

Ne duhet t’i japim dijes rëndësinë jetike që ka për të siguruar mbarëvajtje dhe harmoni.
Nëse midis individëve që investojnë tek shoqëria ka bashkëpunim, ajo zhvillohet me më pak probleme. Nga ana tjetër aty ku ka dhunë, konflikte apo probleme të kësaj natyre, nuk ka dialog. Janë njerëzit e urtë që çdo çështje e zgjidhin me durim duke mos degjeneruar në konflikte.

 

Siç ka sjellë dhe një i mençur në vargje:

Nuk përleshet kurrë një njeri me tru,
as i mençuri me një mendje hu,
A në qofshin të dy me brirë,
tërhiq, tërhiq këpusin dhe zinxhir.

 

 

Lead and Learn Innovation strategy

 

 

 

 

©kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: