Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Studenti nga Kosova që po arrin të bëj ndryshime në SHBA !

Studenti nga Kosova që po arrin të bëj ndryshime në SHBA !

 

auto_mentor_dida-11478079159

 

 

Mentor Dida nga Kosova, është zhvendosur në Amerikë që në moshë të re, atëherë si nxënës i shkollës së mesme.Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai u fokusua në  teknologji globale dhe sipërmarrje.

 

 

 

 

Dida ishte tepër aktiv me iniciativat e tij në Shkollën Politeknike. Ndër arritjet e tij të shumta, ai është edhe bashkë-themelues dhe anëtar i kreativitetit dhe inovacionit në një sipërmarrje, e gjithashtu Dida është agjent kryesor i ndryshimeve në Politeknik.

Jo vetëm kaq, ai ka marrë pjesë edhe në shumë angazhime për të folur në publik si drejtues kryesor në Arizona për Lego Leaguen e parë.Dida gjithashtu ka filluar edhe organizatën e tij joqeveritare Nisma me prosperitet në Kosovë, për të inkurajuar të rinjtë e vendit për të marrë pjesë në shërbimin publik dhe punën në komunitet, duke rritur kështu ndikimin e të rinjve në vendimmarrje.Kohët e fundit, Dida është punësuar edhe në Ashoka si koordinator i këtij programi i cili është rrjeti më i madh të sipërmarrësve social në mbarë botën.

Dida ka thënë se pas përvojës së tij në Kosovë gjatë kohës së luftës, ai besonte se mund të luftonte për paqe dhe mirëkuptim të njerëzve, e kështu edhe mori hapat e tij të parë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Duke ardhur në SHBA ishte përvoja më e mirë kur unë hapa sytë sepse kam kuptuar se nuk do të kem gjithmonë vuajtje dhe varfëri”

 

auto_14264097_1226045607448215_1492023292227250533_n1478079081

 

 

“Një nga armët më të mira që kemi në botë është edukimi. Besoj se arsimi i vërtetë është i përqendruar në mendjen dhe zemrat tona”, tha ai.Ndër të tjera Mentor Dida edhe diplomoi në Arizona ku edhe mbajti një fjalim.Me plot forcë dhe pozitivitet që ka, Dida u drejtua me fjalë të mëdha nga publiku duke i thënë që gjithçka që shohim vjen nga një atom, prandaj ne vazhdimisht mund të krijojmë gjëra të mëdha e të luftojmë për një botë më të mirë.
auto_922769_462753493803145_949053499_n1478079096

“Ne kemi bërë shpikje që na kanë lehtësuar edhe mënyrën e jetesës sonë”, tha ai.Por, gjithçka që ai kërkon dhe lufton për të, është paqja, dhe krejt çka dëshiron ta zhdukë nga kjo botë është korrupsioni. “Jetoni gjatë dhe përparoni”, ishte mesazhi i tij për fund.

 

 

 

/lajmi.net

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: