Kampusi im

Home » Opinion » Pse përtojmë…

Pse përtojmë…

 

unmotivated-child

 

Nëse për një moment do të depërtonim në mendjet e njerëzve, aty do të gjenim plane, synime dhe ëndrra pafund ! Gjithsecili prej nesh ka një qëllim, negativ apo pozitiv qoftë ai. Pavarësisht këtij fakti, nuk janë të paktë ata që për faktorë të ndryshëm, ëndrrat e qëllimet e tyre nuk i materializojnë kurrë. Një ndër këta faktorë është përtacia.

 

 

 

Ky fenomen është përhapur si një ‘epidemi’ tek njerëzit duke i paralizuar ata dhe ëndrrat e tyre. Më shqetësues është fakti që kjo epidemi nuk po luftohet, madje po pranohet tek njerëzit si një stil jetese. Këtë e kuptojmë nga statistikat që tregojnë qartë se si një popull që aspiron zhvillime te mëtejshme si Shqipëria, paraziton nëpër kafenetë e vendit. Nga një individ i shqetësuar i shoqërisë lind pyetja: – Pse ?

Njeriu është një qënie komplekse dhe konsiderohet i tillë për shumë arsye; duke filluar nga ato fizike deri tek ato shpirtërore e psikologjike. Lidhja e fortë që ekziston midis shpirtërores dhe psikologjikes është çelësi për zgjidhjen e këtij problemi. Përballë një situate të caktuar qenia jonë pushtohet nga ndjenja dhe mendime, të cilat nëse i studion në një moment qetësie, kupton që ato sjellin njëra tjetrën. Gjendja jonë psikologjike ka ndikim në gjendjen tonë shpirtërore dhe anasjelltas. Përtacia është një gjendje që lind nga shkëputja e lidhjes, apo prishja e ekuilibrit midis këtyre dy resurseve. Si pasojë, nuk dëshirojmë atë që mendojmë dhe nuk mendojmë atë që dëshirojmë !

 

images

 

Faktorët e jashtëm që ndikojnë në gjendjen tonë të brendshme gjithashtu janë përgjegjës për përtacinë. Të jetuarit në një shoqëri që përshkruhet  si e pashpresë, nxit pesimizmin tek njerëzit. Pesimizmi që gjen vend lehtësisht tek njerëzit e dobët dhe tek ata të cilët nuk kanë kontroll tek vetja, vret ambicien duke na bërë ta shikojmë si të pavlefshme çdo përpjekje. Përtacia shkaktohet gjithashtu dhe prej mungesës së durimit andaj shumica e njerëzve zgjedhin rrugë të cilat japin rezultate të shpejta, por të pasigurta dhe shpesh të dëmshme.

Përveç nesh askush tjetër nuk e di se çfarë dëshirojmë dhe synojmë. Kështu që duhet të analizojmë veten dhe të arrijmë në një qëndrueshmëri dhe harmoni midis asaj që mendojmë dhe asaj që dëshirojmë. Në këtë mënyrë do të jetë më e lehtë të mbrohemi prej forcave të jashtme dhe të materializojmë çdo ëndërr dhe qëllim. Përndryshe do të mbetemi këta që jemi, viktima të bovarizmit (përballja e ëndërrimtarit me realitetin). Do të zhgënjehemi dhe do të përtojmë akoma më shumë sa herë kthehemi nga perandoritë e ngritura në ëndrra, tek baraket që kemi ngritur në realitet !

 

 

 © kampusiim

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: