Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Studenti nga Italia jep nje opinion tek Kampusi im

Studenti nga Italia jep nje opinion tek Kampusi im

50e4690adaa500a5b8f89d729b48b341

 

 

Jetojme ne te njejten bote, por me botekuptime te ndryshme ! Idete, mendimet dhe konceptet kane bere diferencime te medha midis njerezve dhe shoqerive. Diferencime te cilat shpesh nuk ekzistojne vecse ne mendjet tona te manipuluara. I tille eshte klasifikimi i shoqerise si e zhvilluar, emancipuar apo e prapambetur.

 

 

 

Perendimi eshte modeli i shoqerise ideale prej te ciles duhet marre shembull, kushdo qe deshiron emancipim apo zhvillim. Ndersa bota lindore eshte modeli i shoqerise se prapambetur. Ky diferencim ne fakt eshte teper i gabuar, e thene kjo sepse njerezit percaktojne konceptin e emancipimit ne baze te shoqerise dhe jo shoqerine ne baze te konceptit.

 

49b6513f-6514-489b-9b5a-6ee51c88f60b1.jpg
Duket si nje plan djallezor qe ka ndryshuar kuptimin e vertete te emancipimit tek njerezit, duke pushtuar subkoshiencen e tyre me idene se perendimi eshte modeli duhur. Gjithashtu duke shfrytezuar mjete te ndryshme prej te cilave natyra instiktive e njeriut eshte lehtesisht e manipulueshme. Sidomos kur njeriu nuk ka nje force qendrore qe e terheq nga vetja sa here ai te dale nga orbita. Statistikat ne te vertete tregojne per nje shoqeri te shthurur dhe te dale jashte kontrollit. Numri ne rritje i vartesve ndaj droges, alkolit, bixhozit dhe perhapja ne mase e prostitucionit, imoralitetit e lakuriqesise nuk ka te beje me emancipimin. Plaget shoqerore si depresioni qe degjeneron me vetevrasje qe jane prezente cdo dite duke kontribuar ne shkaterrimin e berthames se shoqerise, familjen. Keto nuk jane aspak tregues te emancipimit por te kthimit pas ne epokat e erreta te injorances!

 

 

 

Ne nje shoqeri te emancipuar e mira individuale perkon me te miren kolektive dhe jo e mira individuale te perkoj me te keqen kolektive. Shoqeri e emancipuar do te thote qe te jemi te pergjegjshem per veprimet tona ne menyre qe te mos cenojme askend ne shoqeri, qofte ne menyre direkte apo indirekte. Nje shoqeri nuk do te zhvillohet dhe emancipohet ne asnje menyre tjeter vecse duke i dhene prioritet virtyteve dhe vlerave morale e njerezore. Duke pasur parasysh kete kuptim jo te deformuar te emancipimit mund te themi qe ne perendim emancipimi po kthehet ne nje mit !

 

© kampusiim

Advertisements

1 Comment

  1. Anonymous says:

    Qasje interesante, bravo!

    Like

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: