Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Për admiruesit e librit, ja lista me 9 librat më të lexuar në botë…

Për admiruesit e librit, ja lista me 9 librat më të lexuar në botë…

 

 

Duke ndjekur trendet e sotme në botë të cilat krijojnë top listat e këngëve më të dëgjuara, si dhe të filmave më të shikuar, një lexues me siguri dëshiron të dijë se cilët janë librat më të lexuar në botë përgjatë viteve.

 

Shkrimtari amerikan, James Chapman, ka bërë një hulumtim dhe ka përpiluar listën e librave më të lexuar në 50 vitet e fundit. Hulumtimi i tij kishte për bazë numrin e librave të botuar dhe të shitur.

9. Ditari i Anna Frankut, Anna Frank – botuar në 27 milionë kopje
Libri është ditar i vajzës së quajtur Anna Frank, i shkruar gjatë dy viteve të fshehjes së saj nga nazistët në Holandë. Libri është i shkruar në formë të letrave që Anna ia dërgon një mikes imagjinare dhe ku përshkruan ditët e vetmisë së saj dhe të mendimeve të shumta për gjendjen në të cilën ndodhet. Edhe pse nuk e mbijetoi luftën, Ana i dha botës një nga ditarët më tronditës të shkruar ndonjëherë. “Përkundër gjithë të këqijave, ende besoj se njerëzit vërtetë kanë një zemër të mire’, kishte shkruar në ditarin e saj Anna. Sot ky libër konsiderohet vepra kryesore e shekullit 20.

8. Mendo dhe pasurohu, Napoleon Hill – botuar në 30 milionë kopje. “Mendo dhe pasurohu” është libër motivues i autorit Napoleon Hill, i cili përgjatë 20 viteve ka vëzhguar njerëzit e suksesshëm dhe ka ardhur deri tek përfundimi të cilin e ka emërtuar – Formula e suksesit. Formula bazohet në faktin se “çdo arritje, çdo pasuri e fituar, i ka rrënjët tek një ide e vetme!” Gjatë shkrimit të librit autorin e kanë frymëzuar edhe këshillat e miliarderit të njohur skocezo – amerikan, Andrew Carnegie.

7. Iku bashkë me erën, Margaret Mitchell – botuar në 33 milionë kopje
Iku bashkë me erën (angl.Gone with the Wind) është një dramë romantike amerikane, ngjarja e së cilës zhvillohet në Gjeorgji gjatë luftës qytetare amerikane. Rrëfimi lidhet me jetën e Scarlett O’Hara, një vajzë me prejardhje irlandeze, një figurë komplekse që ballafaqohet me të gjitha vështirësitë që i sjell jeta. Libri ka marrë çmimin Pulitzer, ndërsa që është xhiruar edhe filmi me të njejtin emër. Filmi është bërë shumë i popullarizuar dhe i pëlqyer, ka fituar edhe çmimin Oskar, ndërsa sot hynë në listën e filmave më të shikuar të të gjitha kohërave. Gjithashtu është edhe në listën e 250 filmave më të mirë kinematografik sipas IMDb.com.


6. Saga e Muzgut, Stephanie Meyer – botuar në 43 milionë kopje
Saga përfshin disa libra, Muzgun, Henën e re, Eklipsin dhe Agimin. Muzgu është një libër me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, ku lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela admiron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë.

5. Kodi i Da Vinçit, Dan Brown – botuar në 57 milionë kopje
Kodi i Da Vinçit është roman fiksioni ku personazhi kryesor, hetuesi Robert Langdon, heton një vrasje që ka ndodhur në muzeun e Luvrit në Paris. Në një rrëfim të tendosur kriminalistik Langdon zbulon mundësinë që Jezu Krishti të ketë qenë i martuar me Maria Magdalenën dhe të kenë pasur edhe një fëmijë. Ky rrëfim i popullarizuar tashmë është bërë edhe një nga filmat më të shitur.

4. Alkimisti, Paulo Coelho – botuar në 65 milionë kopje
Kur u botua në Brazil në vitin 1987, Alkimistit nuk i është dashur shumë kohë të bëhet një nga librat më të shitur. Libri është përkthyer në 67 gjuhë të botës, duke hyrë edhe në librin e Guiness-it për librin e autorit që për sa ka qenë gjallë, është përkthyer në më së shumti gjuhë të botës. Me 65 milionë kopje të shitura Alkimisti bëhet libri më i shitur në histori. Ndërsa vet Paulo Coelho jo vetëm që është autori më i shitur por edhe autori më me ndikim.

3. Mbreti i unazave, J.R.R. Tolkien – botuar në 103 milionë kopje
Mbreti i unazave është roman epik, fantazi, i shkruar nga filologu J.R.R. Tolkien. Romani ka lidur si vazhdimësi e tregimit për fëmijë “Hobit”, por u zgjerua në një vepër shumë më të madhe e më komplekse. Mbreti i unazave tashmë është bërë edhe film shumë i shikuar.

2. Harry Potter, J.K. Rowling – botuar në 400 milionë kopje
Librat Harry Potter përmbajnë një seri prej shtatë romanesh fantazi të autores britanike J.K. Rowling. Bota magjike e magjistarëve dhe lufta midis të keqes e të mires është bartur edhe në film. Harry Potter është një fenomen botëror i llojit të vet me të cilin janë mrekulluar edhe fëmijët edhe të rriturit.

1. Citatet nga vepra e Mao Tse Tung-it, – botuar në 820 milionë kopje
I botuar për herë të parë në vitin 1966, libri “Citatet nga vepra e Mao Tse Tung-it”,  ose “libreza e kuqe e vogël” është një pikëpamje e autorit për ideologjinë e partisë komuniste kineze, dedikuar popullit kinez. Libri përmban citate të Mao Tse Tung-it nga periudha kohore 1927 – 1964.

 

 

© thealbanian

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: