Kampusi im

Home » Opinion » Kulturë » Eposi i Kreshnikëve, dosja drejt UNESKO-s

Eposi i Kreshnikëve, dosja drejt UNESKO-s

d34769af-0676-41db-bb4c-293e2339a05f

 

 

Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi përurimin e dosjes së regjistrimit të eposit heroik legjendar në programin e UNESCO-s për Trashëgiminë Jomateriale të Njerëzimit, e cila u vlerësua me çmimin special “Europa Nostra”, 2016.

Në këtë veprimtari përshëndetën kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Muzafer Korkuti dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Qeverisë së Kosovës, Akad. Arsim Bajrami. Kryetari i grupit të punës prof. dr. Zymer Neziri dhe prof. dr. Begzad Baliu, si anëtar i nëngrupit të punës, paraqitën në mënyrë të hollësishme rezultatet e këtij projekti. Një paraqitje të përmbajtjes së dosjes u bë nga prof. Shaban Sinani. Paraqitja e certifikatës së dhënë në Madrid, më 24 maj 2016, u dorëzua në mënyrë simbolike nga prof. dr. Lida Miraj, përfaqësuese e “Europa Nostra”.

Ideja për të propozuar regjistrimin e këngëve heroike legjendare në programin e njohur të UNESCO-s për Kryevlerat e Trashëgimisë Jomateriale të Njerëzimit, më i rëndësishmi për promovimin ndërkombëtar të pasurive shpirtërore të popujve, nisi në vitin 2009. Përgjatë një viti, kjo ka qenë thjesht një ide e ambicie njerëzish vullnetmirë, që i bashkoi qëllimi për të plotësuar përfaqësimin në UNESCO të traditës muzikore shqiptare me të dy dialektet e saj: me polifoninë e Jugut dhe me homofoninë e Veriut.Prej fillimit të vitit 2010, me një vendim të Qeverisë së Kosovës, grupi i punës, i formuar me specialistë nga Kosova e Shqipëria dhe me bashkëpunëtorë në disa vende të Perëndimit, i kryesuar nga prof. dr. Zymer Neziri, filloi punën në mënyrë institucionale.
Dhënia e çmimit vjetor Europa Nostra (Mendim Special) mund të quhet konfirmim i cilësisë shkencore të përgatitjes së dosjes së dorëzuar në UNESCO. Këtu mbyllet një etapë dhe fillon një etapë tjetër për një hap përfundimtar, që u takon tashmë institucioneve të përfaqësimit në Kosovë, që është propozuese e parë, dhe atyre në Shqipëri, që mbështet propozimin e saj. Kjo pjesë e dytë e punës nuk është dhe aq e lehtë. Nuk janë as shkencëtarët, as oponentët, as relatorët, as autorët e monografive, ata që thonë fjalën e fundit për projektin Eposi shqiptar i kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit.

timthumb

 

Me mundësimin e regjistrimit në të ardhmen të eposit të kreshnikëve në programin e UNESCO-s Kosova do të ketë të parën trashëgimi jomateriale të promovuar prej kësaj organizate, dhe shqiptarët do të jenë krejt të përfaqësuar me trashëgiminë e tyre muzikologjike tradicionale, në të dy dialektet e veta: polifoni e homofoni.

Kjo veprimtari u moderua nga Akad. Vasil Tole, Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

 

gazeta-shqip.com/

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: