Kampusi im

Home » Aktivitete » Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës i ka akorduar zonjës Flora Brovina titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës i ka akorduar zonjës Flora Brovina titullin “Doctor Honoris Causa”

 

“Integrimi mbarëkombëtar në kontekstin e integrimit europian”

Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës i ka akorduar më datë 10 mars 2017 zonjës Flora Brovina titullin “Doctor Honoris Causa”, me motivacionin: “Për kontributin e saj të shquar e shumëdimensional si shkrimtare, gazetare, intelektuale, humaniste për të drejtat e njeriut, sidomos të grave e fëmijëve të Kosovës, si veprimtare e shquar e çështjes kombëtare.”

Flora Brovina është figurë shumëdimensionale e Kosovës dhe gjithë botës shqiptare. Ajo u lind në Skënderaj dhe u rrit në Prishtinë. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe kreu studimet pasuniversitare e specializimin për mjeke pediatre në Zagreb të Kroacisë. Punoi gazetare në “Rilindja” të Prishtinës (1973-1981) e, më pas, mjeke pediatre. Me përkeqësimin e situatës në Kosovë u angazhua për mbrojtjen sociale e shëndetësore të popullsisë. Në pranverë 1990 ndodhi helmimi masiv me gazin toksik “Sarin” i 7800 fëmijëve në Kosovë dhe ajo u përkujdes për mjekimin e mbi njëmijë fëmijë të helmuar, ishte bashkorganizatore e konferencës ndërkombëtare për helmimin e fëmijëve në Kosovë (Zagreb, 1990), si dhe dëshmoi para akademikëve botërorë në Paris e ftuar nga Akademia Franceze e Shkencave.

Themeloi Lidhjen e Gruas Shqiptare në Kosovë me degët e saj në Maqedoni e Mal të Zi (1992), ishte organizatore e shumë peticioneve e protestave të grave kundër dhunës serbe në Kosovë dhe rekrutimit të djemve shqiptarë në armatën serbe. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë u bë pjesë e UÇK-së, duke drejtuar sektorin e shëndetësisë në Këshillin e emergjencës të Kosovës dhe duke hapur disa spitale e ambulanca nëpër Kosovë, siç ishte Spitali ilegal në Prishtinë dhe Qendra për rehabilitimin e nënës dhe të fëmijës.
U arrestua nga një njësit special policor serb (prill 1999), u mbajt në burgun e Prishtinës e Lypjanit e, me mbarimin e luftës, u dërgua së bashku me mijëra shqiptarë – të burgosur e pengje – nëpër burgjet e Serbisë. U dënua në gjykatën e Nishit me 12 vjet burg për “veprimtari terroriste kundër Serbisë”. U lirua më 2 nëntor 2000, vetëm pas presionit ndërkombëtar të shoqatave të grave, të të drejtave të njeriut, të mjekëve, shkrimtarëve e intelektualëve nëpër botë.


Flora Brovina është Kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Nga viti 1973 e këtej ka botuar disa vëllime me poezi e prozë. Disa vepra të saj janë botuar në anglisht, gjermanisht, holandisht, rumanisht, serbisht etj. Është anëtare e dhjetë qendrave PEN (shoqatë ndërkombëtare me anëtarësi e degë në vende të ndryshme, që promovon shkrimtarët e botuesit më të shquar), si në SHBA, Kanada, Suedi, Holandë etj. Është laureate e disa çmimeve për veprimtari humanitare e profesionale, si çmimi i “Mileniumit për Paqe” i OKB, i “Mjekëve të Botës” (Uashington), i Akademisë së Shkencës dhe Artit (San-Francisko), çmimet “La Ferte” (Francë), “Heinrich Böll” (Gjermani), “Për kurajo qytetare” (PEN, Holandë), “Tucholsky” (PEN, Suedi), “Barbara Gold Smith” (SHBA) etj. Është, gjithashtu, laureate e çmimit “Nënë Tereza”në Shqipëri dhe Kosovë.

Zonja Flora Brovina është veterane e UÇK-së, anëtare e Parlamentit të Republikës së Kosovës që nga viti 2001 dhe nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Zonja Flora Brovina është një figurë shumëdimensionale, me kontribute të shquara si shkrimtare, gazetare e intelektuale, humaniste për të drejtat e njeriut, sidomos të grave e fëmijëve të Kosovës, dhe veprimtare e shquar e çështjes kombëtare. Për krijimtarinë dhe personalitetin e saj janë shkruar poezi, artikuj, studime, libra e dokumentarë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: