Kampusi im

Home » Krijim » Ikja e ëndërruar – Manjola Hushi

Ikja e ëndërruar – Manjola Hushi

Digital Image

 

IKJA E ËNDËRRUAR

 

Do të iki

drejt rrugëve pa krye

mbase drejt një iluzioni

mbase drejt kërcëllitjes së grimcave akullt

 

 

do te iki

do të lë pas

gropat e mbushura me ujë

muzikën trishtuese të Shopenit

dhe fjalët pa zë të një vogëlushi                                                                                

 

Në ikje s’do të kem forcë të lexoj

as të kujtohem

për poezitë e para

atëherë kur qeshnim mes nesh

 

Dua të iki

si pelegrinazh, si bastisje idesh

prandaj s’do të mund të bëj asgjë

por do të lë pas tërë këtë mund

 

Do të shihemi

pas një kohe të gjatë braktisjeje

do të doja të kthehem

por unë se di…

ne do të ketë kthim

————————-

Do të iki

Janë imazhet e skenave bardh e zi

në fytyrën time të zverdhur

jam ngecur statujë

në rrugët plot frikë të Tiranës

në këtë rrugicë të ngushtë,

a do të ketë hënë,

po yje?

Ka përsëri baltë, acar,shenja faji.

the_depressive_city_2_by_theisirian-d73toyn

Kujtoj Tiranën

dhe në trup ndihet I ftohti acar

s’do të ketë as ngazëllim

as mallëngjim

dhe unë do të iki duke vrapuar

 

Pra, do të iki,

nuk e di kur

dhe do të kujtohem

që prapa janë gjurmët e këmbëve

të mia, pa zhurmë.

download                                                                                                                                                                  

E kërkon kthimin si dëshirë…!

Por si…?

dëshira bëhet dhimbje

dhe dhimbja dëshirë                       

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: