Kampusi im

Home » Krijim » E gjallë ndër yje – Manjola Hushi

E gjallë ndër yje – Manjola Hushi

E GJALLË NDËR YJE

Një biletë e prerë,

e rrudhosur në një xhep bosh.

Sonte ka dritëhije

 

 

qiellgervishtja egërsohet

por ti prehesh,

e zbardhur

pa vija

pa forma sepse,

pasqyra humbet format kur thyhet.

Si bileta ime shuk, strukesh,

më vjen keq, bileta ime

ishte vetëm për stacionin brenda botës sonë

I vetmi kontakt është I imi trishtim

me tëndin lëndim

Lëndoj pa dashur kujtimin tënd

Ke ndërruar!

Nëse nuk dëgjoj zemrën tënde

së largu të rrahë

atëherë shoh dhe ndiej

sa herë Hallowei prehet.

Atje tej, prehet shkëlqimi I Halloweit

ndërmjet shkëlqimit të syve të saj

Dhe fryma ime rëndon,

Dhe fryma ime rëndon

me të ftohtin e butë

Të ndërrimit të viteve

kurse kjo qiellgërvishtje po egërsohet!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: